Deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë bojkotuar sot votimin për zgjedhjen e kreut të ri të Kuvendit të Shqipërisë, i cili pritet të jetë Gramoz Ruçi, kandidati i vetëm i propozuar.
Teksa emrat e deputetëve thirrjen një nga një prej kryetarin të komisionit të votimit Anastas Angjeli, deputetët e LSI nuk ngrihen fare.
As kryetarja e LSI nuk votoi. Në momentin që Angjeli thirri emrin e Monika Kryemadhit, nga vendi kjo e fundit tha se, “Nuk marr pjesë në votim”.





