Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

REAGIMI/ “Edi Rama vendos sot, se kush të jetojë dhe kush të vdesë në Shqipëri”

08/09/2017
SKANDAL/ Ja sa lekë ka shpenzuar PS për mitingjet elektorale
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima apelon që puna të nisë nga reforma zgjedhore, mëma e të gjitha reformave.
NJë ditë para mbledhjes së Legjislaturës së re, Kokëdhima shprehet se, “Të shtunën, në ora 10.00, është parashikuar që të mbahet mbledhja e parë e legjislaturës së IX të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Gjatë legjislaturës së kaluar, Kuvendi miratoi me mijëra ligje. Shumica mbetën në letër, si gjithmonë, dhe nuk i shërbyen as vendit, as demokracisë, as shqiptarëve. Por reforma më e rëndësishme as nuk u zu në gojë, as nuk u përfill dhe as u denjua të merrej në shqyrtim. Reforma Zgjedhore ishte kurbani i madh i Rilindjes dhe PD-së”.
Për Kokëdhimën, sistemi zgjedhor aktual e bën kryetarin e partisë sulltan, ndërsa Rama vendos sot se edhe “kush të jetojë dhe kush të vdesë” në Shqipëri.
“Komisioni bipartizan PD-PS, ndryshimet në kodin zgjedhor dhe në Kushtetutë, që mundësuan sistemin e ri zgjedhor, proporcional rajonal me lista të mbyllura, e bënë sulltan Ramën në PS dhe e vunë këtë të fundit nën këmbët e kryetarit, siç ishte katandisur PD-ja e Saliut, duke e bërë kryetarin e partisë Zot. Ai vendos se kush do të jetë kandidat për deputet, kryetar bashkie, apo këshilltar. Sot kemi arritur në pikën e fundit, kur Edi Rama vendos se kush duhet të punojë, kush të fitojë, kush duhet të ikë e kush duhet të rrijë, “kush të jetojë dhe kush të vdesë” në Shqipëri.
Për 44 muaj sa ishte kryeministër, asnjëherë të vetme Rilindja e Edi Ramës nuk deshi të merret me reformën zgjedhore. Ai, edhe kur e ka përmendur, e ka bërë nga halli për t’u dukur përpara shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, se sa i dhemb shpirti për vdekjen e demokracisë elektorale në Shqipëri, për të cilën është bashkëfajtor me Saliun”, shprhet Kokëdhima më tej.
Kreu i partisë “Zgjidhja”, këmbëngul se reforma zgjedhore është e pashmangshme dhe se Shqiëpria duhet ët shkëputet nga historia e errrët e zgjedhjeve jo demokratike.
“ZGJIDHJA paralajmëroi që në filim se reforma zgjedhore është mëma e të gjitha reformave, se ajo është e pashmangshme dhe duhet të bëhet në mënyrë të tillë që të garantojë standardet e vendeve të civilizuara të Europës për zgjedhje të lira, të drejta e të ndershme. Shqipëria duhet të shkëputet nga historia e errët e zgjedhjeve antidemokratike. Ajo është vendi i vetëm që nuk arrin të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe misionet që asistojnë Shqipërinë e dinë më mirë se kushdo tjetër, se në vendet demokratike zgjedhjet nuk i administrojnë partitë politike. Kjo nuk duhet të tolerohet më në Shqipëri. Të mbyllësh sytë përpara praktikave të tilla elektorale, është njëlloj si të tradhtosh aspiratat e qytetarëve shqiptarë për liri, mirëqenie dhe drejtësi”, vijon më tej Kokëdhima.
Ai apelon më tej dhe “u bën thirrje partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë që me kurajë të vendosen përfundimisht në anën e popullit shqiptar dhe jo në anën e politikanëve të kapur të Tiranës që blejnë, vjedhin dhe manipulojnë zgjedhjet me paratë e marijuanës dhe të krimit, të vendosen në anën e demokracisë së vërtetë dhe jo në atë të një stabiliteti fals të Shqipërisë së varfër, të korruptuar e të pashpresë. Të huajt janë dëshmitarë, si edhe ne, se një Shqipëri e tillë nuk e ndihmon për shumë kohë as paqen dhe as stabilitetin e Ballkanit, ndërsa brenda vendit zgjedhjet e manipuluara do të prodhojnë deformime edhe më të thella, korrupsion, keqqeverisje, stanjacion ekonomik, kriminalitet, varfëri, papunësi, emigrim të madh dhe destabilizim”.

Po ndodh

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.785 artikuj gjithsej