Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Rama fitore imagjinare të luftës ndaj drogës

07/09/2017
Basha reagon për deklaratat e Ramës: Fajësimi i popullit shenja e çmendurisë së çdo sundimtari, shenja e vdekjes së çdo regjimi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është kundërvënë sot deklaratës së kryeministrit Rama, “për fitoren e luftës ndaj drogës”.
Sipas Bashës “njeriu që për tre vjet mohoi problemin e drogës në Shqipëri, duke bekuar kthimin e saj në vendin kryesor të drogës në Europë, sot befas deklaroi se e paska zgjidhur këtë problem. Askush nuk është arrestuar, asnjë drejtues i trafikut nuk është zbuluar, asnjë organizatë trafikantësh nuk është goditur, asnjë rezultat konkret nuk ka pasur në asnjë drejtim”, duke shtuar s kjo ëhstë një fitore imagjinare e Ramës.

Deklarata e plotë e kreut të PD-së Lulzim Basha
Njeriu që për tre vjet mohoi problemin e drogës në Shqipëri, duke bekuar kthimin e saj në vendin kryesor të drogës në Europë, sot befas deklaroi se e paska zgjidhur këtë problem. Askush nuk është arrestuar, asnjë drejtues i trafikut nuk është zbuluar, asnjë organizatë trafikantësh nuk është goditur, asnjë rezultat konkret nuk ka pasur në asnjë drejtim. Por kryeministri ka shpallur fitoren e luftës që nuk ka ndodhur.
Tani që droga shqiptare dhe krimi i organizuar është kthyer në problem politik për qeveritë europiane dhe BE-në, duke rrezikuar integrimin e Shqipërisë dhe kthimin e vizave për shqiptarët, Edi Rama nuk e fsheh dot më, ndaj ka vendosur ta pranojë dhe menjëherë të shpallë fitoren e luftës imagjinare ndaj saj.
Por nga ana tjetër promovon Gramoz Rucin të cilit që nga 2005 qeveria amerikane i ka refuzuar hyrjen në SHBA për shkak të përfshirjes në krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, dhe Fatmir Xhafajn e përfshirë në mbrojtjen e të vëllait të dënuar nga Italia për trafikun ndërkombëtar të kokainës.
Është një lojë e rrezikshme: inkurajim për trafikantët dhe kriminelët që vazhdojnë të patrazuar dhe shkurajim për policët e ndershëm dhe të gjithë shqiptarët që duan ta luftojnë drogën. Është një lojë që do ketë pasoja për shqiptarët dhe të ardhmen e Shqipërisë. Ndaj nuk do ta ndalim asnjë ditë betejën kundër kësaj të keqe që ka pllakosur vendin, demokracinë dhe ekonominë tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

I bënë për spital nipin kamarier dhe nuk e paguan për punën, xhaxhai shkoi për të vrarë bosat e hotelit

I bënë për spital nipin kamarier dhe nuk e paguan për punën, xhaxhai shkoi për të vrarë bosat e hotelit

29/08/2026
Mbyllet protesta e 90-të kundër qeverisë, qytetarët: “Ndryshim sistemi! Revolucion!”

Mbyllet protesta e 90-të kundër qeverisë, qytetarët: “Ndryshim sistemi! Revolucion!”

28/08/2026
Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Rama mbyll mbledhjen te “Vila e Kuqe”, detyra për deputetët dhe drejtuesit

28/08/2026
Shefi i CIA-s viziton Moskën në udhëtim të pazakontë

Shefi i CIA-s viziton Moskën në udhëtim të pazakontë

28/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

I bënë për spital nipin kamarier dhe nuk e paguan për punën, xhaxhai shkoi për të vrarë bosat e hotelit

I bënë për spital nipin kamarier dhe nuk e paguan për punën, xhaxhai shkoi për të vrarë bosat e hotelit

29/08/2026
Mbyllet protesta e 90-të kundër qeverisë, qytetarët: “Ndryshim sistemi! Revolucion!”

Mbyllet protesta e 90-të kundër qeverisë, qytetarët: “Ndryshim sistemi! Revolucion!”

28/08/2026
Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Rama mbyll mbledhjen te “Vila e Kuqe”, detyra për deputetët dhe drejtuesit

28/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.