Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ARTAN FUGA/ Po PD si nuk thotë një fjalë për atë që po ndodh në Akademinë e Shkencave

04/09/2017
ARTAN FUGA/ Po PD si nuk thotë një fjalë për atë që po ndodh në Akademinë e Shkencave
Share on FacebookShare on Whatsapp
Artan Fuga

Mirë ekzekutivi, po opozita, partia demokratike si nuk thotë një fjalë për atë që po ndodh në Akademinë e Shkencave, për zgjedhjet pa platformë dhe pa kandidatë alternativë, lëre për të tjerat.
Mos pyet të flasë për kërkimin shkencor, gjendjen e arteve dhe të kulturës. Të pyesë sesa muze dhe qendra arkeologjike etj, u vizituan nga turistët e huaj këtë vit. Sa për qind e tyre veç detit dhe diellit që na i ka fal Zoti, paguan edhe për të konsumuar rrjetin tonë të kulturës kombëtare?
Ose nuk di dhe ka të drejtë që nuk flet!
Ose di, por nuk do të flasë. Përse nuk do?
Ose as nuk di dhe as nuk do!
Ose di, do, por nuk e quan si punë e saj të merret me gjëra të tjera sepse arsimi, shkenca, arti, mediat janë të tepërta për këtë popull!
Ose nuk flet sepse “fle”, është me pushime !
Ose ende vazhdon lexon raportin e ministrave teknikë për zgjedhjet e 25 qershorit 1444 dhe nënvizon pikat më të rëndësishme të tij.
Ose është edhe heshtja pjesë e Paktit!
Mos pyet të flasë për debatin nëse u mbulua ose jo monumenti i Skënderbeut ose mozaiku i Muzeut Kombëtar gjatë Kurbanit të fundit dhe sesi e menaxhon Bashkia hapësirën urbane çka gati shkaktoi Natën e Shën Bartolemeut në mediat tona!!
Lëre të thotë një fjalë për Qendrën e Studimeve Albanologjike që krejt në shkelje të ligjit ndryshon statusin e vet gjatë verës me nismën e ministres teknike të arsimit dhe sipas qejfit!
Habi e madhe, habi!
Asnjë fjalë për politikat ballkanike ose europiane me rastin e Mbledhjes të kryeministrave ballkanikë jashtë-europianë në Durrës!
Nëse nuk ka kritika, pa problem, por le të përkrahi politikat qeveritare sepse edhe kjo është opozitë! Opozitë konstruktive!
Qytetari nuk di më se çfarë mendon dhe çfarë pozicioni ka opozita për gjithçka ndodh në vend!
Unë përsëri e përsëris: A e di opozita që paguhet nga taksat tona si qytetarë, jemi apo nuk jemi simpatizantë të saj, për të qenë opozitë dhe opozitë nuk do të thotë thjesht të ngresh e ulësh kartonët në sallën e Kuvendit, që në atë minorancë ku ndodhet nuk ka pikë vlere pragmatike, dhe të vazhdosh jetën tënde të qetë pa ngarkesa stresuese?

Po ndodh

Berisha në SPAK: Të gjitha arsyet pse Rama duhet hetuar nga Prokuroria e Posaçme

Berisha në SPAK: Të gjitha arsyet pse Rama duhet hetuar nga Prokuroria e Posaçme

21/09/2026
SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha në SPAK: Të gjitha arsyet pse Rama duhet hetuar nga Prokuroria e Posaçme

Berisha në SPAK: Të gjitha arsyet pse Rama duhet hetuar nga Prokuroria e Posaçme

21/09/2026
Rama prezanton projektin Lungomare 3, po gërryhet vende-vende. Nuk ka rëndësi kur mbaron

Moody’s: Çmimet e banesave rrezik për ekonominë shqiptare, korrupsioni problem i madh

21/09/2026
SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.785 artikuj gjithsej