Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ish-kreu i Burgjeve që përfundoi pas hekurave, zbardhet dëshmia fundosëse e ish-vartësit

08/08/2017
DENONCIMI/Kryegardiani  Artur Zoto i larguar nga policia si trafikant droge

Artur Zoto

Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, dërgohet në gjyq me akuzën e korrupsionit. Prokuroria ka dërguar në gjykatë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë, ndërsa procesi ndaj tij duket se do të fillojë në shtator 2017, shkruan “Panorama”. Lajmi është bërë me dije nga burime të organit të hetimit që thanë se ish-drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, akuzohet se ka konsumuar veprën penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim. Artur Zoto është hetuar e do të gjykohet në masën e arrestit me burg. Ai ra në pranga më 16 shkurt 2017, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në lidhje me abuzimet dhe korrupsionin në tenderët e zhvilluar për furnizimin me ushqime të sistemit të burgjeve. Në të njëjtën çështje është hetuar e gjykuar edhe Iljaz Labi, ish-zv.drejtor i përgjithshëm i burgjeve në kohën kur ky institucion drejtohen nga ana e Artur Zotos. Prokuroria për Krime të Rënda ka zbuluar se administratorët e kompanive fituese në tender kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, me qëllim marrjen në mënyrë fiktive të prokurimit me objekt “Blerje bulmet dhe veze”, e cila ka datë lidhje kontrate 31.05.2016 dhe me vlerë totale të kontratës 22.647.936. Për realizimin e qëllimit, të katër personat e dyshuar kanë biseduar për të paguar në mënyrë solidare të paktën një shumë prej 2 milion lekësh të rinj te zv.drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Iljaz Labi, me qëllim që ky i fundit t’u krijonte lehtësitë e nevojshme gjatë procedurës së prokurimit. Çështja penale lidhet me tre tendera të furnizimit me ushqime në burgje, ku dyshohet se kompanive fituese u është kërkuar së paku 20 për qind e fondeve që u lëvroheshin nga buxheti i shtetit. Iljaz Labi, ish zv.drejtor i përgjithshëm i Burgjeve, u arrestua më 11 korrik 2016 me akuzën e korrupsionit. Ka qenë pikërisht ai, që ka dëshmuar kundër Artur Zotos, i cili dha dorëheqjen nga detyra më 15 korrik 2016. DËSHMIA E LABIT PËR ZOTON “…Sqaroj se për këtë procedurë, unë jam vënë në dijeni në mënyrë rastësore, duke qenë se nuk është në kompetencat e mia. Më thirri drejtori i përgjithshëm në zyrë një ditë dhe më tha se po hapej një procedurë tenderimi për ushqimet. Më tha që kemi këtë procedurën që do e bëjmë me negocim. Kam biseduar me operatorët dhe do të merresh ti me këtë punë. Në këto kushte unë mora dijeni për këtë procedurë dhe fillova të interesohem për subjektet konkurruese. Konkretisht, duke qenë se unë nuk kisha marrëdhënie dhe njohje me operatorët, drejtori Artur Zoto më tha që të takoja shtetasin Ylber Kalaja, me të cilin unë kisha pak njohje, për të biseduar në lidhje me këtë çështje, duke më thënë se e dinte Ylberi se si do të vepronte. Kam kontaktuar me shtetasin Ylber Kalaja dhe kam biseduar me të në lidhje me procedurën që do të kryhej”. Më konkretisht, Ylberit i thashë që më kishte lënë porosi drejtori për t’u marrë me këtë punë dhe se do të isha unë ndërmjetësi. Ylberi më tha se ishte duke folur me operatorët e tjerë, pasi kishte dijeni më parë për këtë gjë. Më pas është zhvilluar procedura prokuruese dhe është shpallur fituese e saj shoqëria ‘Nelsa’ sh.p.k. Pas mbarimit të procedurës, mua më ka thërritur drejtori i përgjithshëm Artur Zoto dhe më ka pyetur se si po shkonin gjërat, duke pasur parasysh pagesën e pritshme prej operatorëve. I kam thënë se kisha biseduar me Ylberin dhe se isha duke pritur që ai të më sillte paratë, siç edhe kishim biseduar më parë. Mesa kam parasysh, shuma që do të paguhej nga operatorët për drejtorin do të ishte nga 10 deri në 20 % e vlerës totale të prokurimit.

Tags: burgdeshmizoto

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

Protesta masive në Madrid kundër Pedro Sanchez: Socialistë mafiozë!

24/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

Zjarri përfshin një pallat te ‘Ali Demi’ në Tiranë

25/05/2026
Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

Hyri me gomone pranë pushuesve në Dhërmi, gjobitet me 500 mijë lekë

24/05/2026
Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

Berisha reagon ndaj kritikëve për zgjedhje me një kandidat: Forma më demokratike, PS nuk zgjedh prej 17 vitesh

24/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.