Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO & DETAJE/ Sarandë, ndjekje si nëpër filma, arrestohet banda e armatosur që vidhte në fshatrat e Greqisë

27/07/2017
VIDEO & DETAJE/ Sarandë, ndjekje si nëpër filma, arrestohet banda e armatosur që vidhte në fshatrat e Greqisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në kuadër të bashkëpunimit me Policinë greke, Policia e Sarandës si dhe Policia Kufitare e Sarandës kanë marrë informacion nga Policia Kufitare greke, se në fshatrat e Igumenicës, Greqi, kishin ndodhur prej disa ditësh vjedhje masive me armë e dhunë të banesave, ku dyshohet se autorët mund të jenë shtetas shqiptarë.
Policia e Sarandës në bashkëpunim me Policinë Kufitare , prej 48 orësh organizuan punën duke mbajtur nën vëzhgim gjithë territorin që lidhet me fshatrat grekë që kishin ndodhur vjedhjet.
Si rezultat i punës vëzhguese dhe operative të zhvilluar nga shërbimet e Policisë së Komisariatit Sarandë, më datë 27. 07. 2017, rreth orës 07.20 të mëngjesit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një automjet tip “’Toyota”’ ku udhëtonin tre shtetas .
Mbi bazën e të dhënave të grumbulluara në rrugë operative nga Policia e Sarandës, ky mjet ishte i dyshuar se përdorej nga shtetasit që mund të kishin kryer vjedhjet në fshatrat e Igumenicës, Greqi.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Sarandë janë vënë në ndjekje të automjetit, ku kanë njoftuar edhe shërbimet e Policisë së Komisariatit të Policisë Delvinë, të cilët kanë ngritur menjëherë një pikë kontrolli në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”, por drejtuesi i automjetit së bashku me shtetasit që ndodheshin me të, nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe janë larguar me shpejtësi më të madhe.
Policia ka vijuar ndjekjen e automjetit deri në “Qafë Gjashtë”, ku është bërë i mundur ndalimi i automjetit.
Në momentin e ndalimit njëri prej shtetasve nxjerr nga makina një çantë dhe e hedh në anë të rrugës duke tentuar të largohet me vrap.
Policia ka bërë kapjen dhe shoqërimin e tre shtetasve në Komisariatin e Policisë Sarandë , si dhe sekuestrimin e çantës dhe të automjetit.

Nga verifikimet e para të kryera nga Policia, në automjet rezultuan të ishin shtetasit.
– G. E., 40 vjeç, banues në Sarandë, drejtuesi i automjettit.
– N. Sh., 28 vjeç, banues në Bulqizë.
– A. H., 34 vjeç, banues në Durrës.

Nga kontrolli i ushtruar nga Policia në çantë dhe në automjetin tip “Toyota” ka rezultuar se kishte.
• 2 armë zjarri pistoletë, një model ”TT” dhe një tjetër model ”Zastava”, 2 krehër pistolete me fishekë në brendësi.
• disa telefona celularë
• bizhuteri të ndryshme

Nga veprimet e para hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim edhe me shtetasin K. B., i cili është shpallur në kërkim nga ana jonë, janë autorë të dyshuar të vjedhjeve të kryera në fshatrat e Igumenicës, Greqi.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë , në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë bërë arrestimin e shtetasve të sipërpërmendur për veprën penale të “Vjedhjes, kryer në bashkëpunim”, Prodhim dhe armëmbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Po vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Policinë Greke për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, ku dyshohet se është kryer nga personat e sipërpërmendur dhe shtetasi i shpallur në kërkim, si dhe për të identifikuar dhe kapur nëse ka ose jo persona të tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal në fushën e vjedhjeve.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2008634332756261/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

MIRDITË/ Policia kap piromanin në Gziq ndërsa po ndizte zjarrin e katërt

MIRDITË/ Policia kap piromanin në Gziq ndërsa po ndizte zjarrin e katërt

18/08/2026
DITA 80/ “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, protestuesit marshojnë në Tiranë

DITA 80/ “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, protestuesit marshojnë në Tiranë

18/08/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

Aksident i rëndë në Misto Mame, humb jetën 55-vjeçarja

18/08/2026
Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

18/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

MIRDITË/ Policia kap piromanin në Gziq ndërsa po ndizte zjarrin e katërt

MIRDITË/ Policia kap piromanin në Gziq ndërsa po ndizte zjarrin e katërt

18/08/2026
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, 11 të arrestuar dhe 2 në kërkim, zbardhet roli i secilit

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, 11 të arrestuar dhe 2 në kërkim, zbardhet roli i secilit

18/08/2026
DITA 80/ “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, protestuesit marshojnë në Tiranë

DITA 80/ “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, protestuesit marshojnë në Tiranë

18/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.