Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqipëria “piqet” nga zjarret, 18 vatra në 24 orët e fundit

26/07/2017
FOTO/ Dajt, zjarr i madh në mal, rrezikohen antenat e kompanive celulare
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë regjistruar 18 vatra zjarri në disa qarqe të vendit, duke shkaktuar dëme materiale. Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar mbi 130 forca zjarrfikëse, vullnetarë dhe struktura të tjera të Emergjencave Civile.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

Qarku Shkodër
Ka rënë zjarr në shkurre dhe kullotë në fshatin Bajzë, Njësia Administrative Kastrat. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Malësi e Madhe ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues që kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 8 ha me shkurre dhe kullotë.
Ka rënë zjarr në sipërfaqe me kullotë në fshatin Jubicë, Njësia Administrative Qendër. Shërbimi vendor i MZSH ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues që kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.5 ha me kullotë.

Qarku Durrës
Ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra pranë një sipërfaqe me ullishte në fshatin Helmas, Njësia Administrative Helmas, bashkia Kavajë. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Kavajë ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues që kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.1 ha me shkurre dhe ferra.
Ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra tek “Kodra e Sallakëve” në fshatin Rubjek, Njësia Administrative Maminas, bashkia Shijak. Shërbimi vendor i MZSH të bashkive Shijak dhe Durrës kanë dërguar në vendngjarje 2 automjete zjarrfikës me personel, të cilët kanë shuar zjarrin. Si pasojë u dogj rreth 0.3 ha me shkurre e ferra dhe rreth 70 rrënjë ullinj të rinj.
Ka rënë zjarr në shkurre e ferra dhe ullishte tek vendi i quajtur “Kuqla” në fshatin Krastë, të bashkisë Krujë. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Krujë ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës që ka shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.3 ha me shkurre dhe ferra.

Qarku Tiranë
Ka rënë zjarr në një sipërfaqe me mbeturina kashte gruri në një tokë bujqësore në afërsi të “Caza Italia” në mbikalimin e Kamzës, Njësia Administrative Kashar, bashkia Tiranë. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Tiranë ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues që ka shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0,5 ha sipërfaqe me mbeturina kashtë gruri.
Ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre e ferra dhe pyll dushku në faqen e një kodre me terren të thyer, afër Liqenit të Kasharit, në fshatin Kus, Njësia Administrative Kashar, bashkia Tiranë. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Tiranë dhe Vorë kanë dërguar në vendngjarje 3 automjete zjarrfikëse. Forcat zjarrfikëse kanë punuar deri në mbrëmje vonë duke izoluar vatrat më të madhe të zjarrit, por 3 vatra në pjesën e sipërme të kodrës mbeten përsëri aktive. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe me shkurre e ferra dhe pyll dushku prej rreth 3 ha.
Ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra tek “Liqeni i Thatë” mbi liqenin Artificial të qytetin Tiranë. Shërbimi vendor i MZSH i bashkisë Tiranë ka dërguar në vendngjarje 1 mjet zjarrfikës me personelin shoqërues që kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 0,3 ha me shkurre dhe ferra.

Qarku Elbasan
Ka rënë zjarr në shkurre e ferra dhe në një varrezë automjetesh pranë një parcele pemtarie në fshatin Valas, Njësi Administrative Papër, bashkia Elbasan. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Elbasan ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues që kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogjën 3 pemë arre, 3 pemë hurme, 1 automjet i përdorur, si dhe 0.1 ha shkurre e ferra.
Ka rënë zjarr në shkurre e ferra dhe pyll dushku në fshatin Koshorisht, Njësia Administrative Lunik, bashkia Librazhd. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Librazhd ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personel, të cilët u ndihmuar edhe nga punonjës të pyjores kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 1.5 ha me shkurre e ferra dhe pyll dushku.
Ka rënë zjarr në një sipërfaqe me vreshtë në fshatin Hajdaran, Njësia Administrative Shushicë, bashkia Elbasan. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Elbasan ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues që ka shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.1 ha me vreshtë.

Qarku Berat
Ka rënë zjarr në një sipërfaqe pemtarie në fshatin Mimias, Njësia Administrative Roshnik, bashkia Berat. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Berat ka dërguar në vendngjarje 2 automjete zjarrfikëse me personel që kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogjën 30 rrënjë ullinj, 50 pemë fiq dhe 20 pemë qershi.
Ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra në fshatin Kasnicë, Njësia Administrative Ruzhdie, bashkia Patos. Forcat zjarrfikëse kanë shuar zjarrin me mjete rrethanore për shkak të terrenit të thyer. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.3 ha me shkurre dhe ferra.

Qarku Vlorë
Ka rënë zjarr në një kanal me shkurre dhe kallamishte, i cili rrezikonte një sipërfaqe me ullishte, pemë frutore dhe kullotë, në fshatin Bajkaj, Njësia Administrative Vergo, bashkia Delvinë. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Delvinë ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues që kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.4 ha me shkurre dhe kallamishte.

Qarku Gjirokastër
Ka rënë zjarr në barishte dhe shkurre tek një tokë arë në vendin e quajtur “Bregu i Mejdanit” të fshatit Leskovec, Njësia Administrative Dëshnicë, bashkia Këlcyrë. Shërbimi vendor i MZSH me ndihmën e punonjësve të policisë dhe forca vullnetare kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.6 ha me barishte dhe shkurre.

Qarku Korçë
Kanë rënë zjarr në 2 vatra në fshatin Çlirim, Njësia Administrative Çlirim, bashkia Kolonjë. Vatra e parë ka rënë në shkurre e dushqe dhe në 1 banesë të pabanueshme të veçuar nga fshati, ndërsa vatra e dytë ka rënë në një sipërfaqe me pyll pishe dhe lisi në afërsi të fshatit. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Kolonjë ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me forca që kanë shuar fillimisht vatrën e parë të zjarrit dhe më pas të dytën. Si pasojë e zjarrit u dogj në vatrën e parë rreth 1 ha me shkurre dhe dushqe, ndërsa në vatrën e dytë u dogj rreth 1 ha me pyll pishe dhe lisi.
Ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra tek Zona Industriale e qytetit Korçë. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Korçë ka dërguar në vendngjarje 2 automjete zjarrfikëse me personel prej 4 vetë që kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 0.3 ha me shkurre dhe ferra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

MIRDITË/ Policia kap piromanin në Gziq ndërsa po ndizte zjarrin e katërt

MIRDITË/ Policia kap piromanin në Gziq ndërsa po ndizte zjarrin e katërt

18/08/2026
DITA 80/ “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, protestuesit marshojnë në Tiranë

DITA 80/ “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, protestuesit marshojnë në Tiranë

18/08/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

Aksident i rëndë në Misto Mame, humb jetën 55-vjeçarja

18/08/2026
Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

18/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

MIRDITË/ Policia kap piromanin në Gziq ndërsa po ndizte zjarrin e katërt

MIRDITË/ Policia kap piromanin në Gziq ndërsa po ndizte zjarrin e katërt

18/08/2026
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, 11 të arrestuar dhe 2 në kërkim, zbardhet roli i secilit

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, 11 të arrestuar dhe 2 në kërkim, zbardhet roli i secilit

18/08/2026
DITA 80/ “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, protestuesit marshojnë në Tiranë

DITA 80/ “Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”, protestuesit marshojnë në Tiranë

18/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.