Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO GALERI/ Greqi, shkatërrohet rrjeti i kokainës nga Bolivia në Europë, pranga edhe një shqiptari

13/07/2017
FOTO GALERI/ Greqi, shkatërrohet rrjeti i kokainës nga Bolivia në Europë, pranga edhe një shqiptari
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia greke ka asgjësuar një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës që e sillte drogën nga Bolivia dhe e shpërndante nëpër Europë.
Një nga krerët e këtij rrjeti është shtetas shqiptar, i moshës 44 vjeç, që është arrestuar.
Sipas policisë, në pranga janë vënë 22 persona, shtetas të Shqipërisë, Greqisë, Republikës Domenikane, Kolumbisë, Bolivisë, Venezuelës, Rusisë, Gjerogjisë dhe Bullgarisë.
Dosja penale përfshin dhe 14 persona të tjerë, 11 prej të cilëve janë shpallur në kërkim.
Sipas shefit të sigurimit publik të Athinës, gjeneral major Christos Zafeiropulos, janë evidentuar të paktën 229 dërgesa me kokainë. E veçanta e kësaj çështjeje është se droga vinte në Greqi në një mënyrë mjaft të kamufluar. Për mos t’u diktuar, posterat dhe kalendarët që dërgoheshin me postë, lageshin më parë me kokainë në trajtë të lëngët. Ky proces zhvillohej në Bolivi.
Me mbërritjen e kolive në Greqi, ato merreshin dhe përpunoheshin. Ndanin kokainën nga letra dhe e përzienin me substanca të tjera, meqenëse kokaina që vinte nga Bolivia ishte mjaft e pastër. Pastaj e shpërndanin nëpër Europë, duke nxjerrë fitime kolosale.
Rrjeti funksiononte në mënyrë tepër të organizuar dhe kishte dy nëngrupe.
Nëngrupi i parë, që drejtohej nga një shtetas shqiptar i moshës 44 vjeç, kishte për detyrë të gjente dhe të negocionte me furnizuesit e drogës në Bolivi.
Detyra tjetër e grupit ishte të merrte kolitë postare, t’i magazinonte ato si dhe të mbikëqyrte procesin e transformimit të drogës së lëngët në pluhur. Specialist për këtë proces ishte një shtetas kolumbian i moshës 62 vjeç, që mbërriti enkas në Greqi, në fillim të korrikut 2017.
Nëngrupi i dytë drejtohej nga një shtetas grek, me moshë 60 vjeç, dhe kishte për detyrë gjetjen e klientëve si dhe menaxhimin e fitimeve.
Pas operacioneve në Athinë, Selanik, Lamia dhe në Kretë, policia ka sekuestruar 53 postera kartoni të lagur me kokainë, pesha e përgjithshme e së cilës ishte 5,3 kliogramë.
Sipas policisë, pas përpunimit, kokaina e përftuar do t’i kalonte të 15 kilogramët. OraNewsTV

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama bën ‘blerjen’ e rradhës nga PD, Jola Hysaj konfirmon emërimin në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit

Rama bën ‘blerjen’ e rradhës nga PD, Jola Hysaj konfirmon emërimin në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit

30/07/2026
DITA 61/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!

DITA 61/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!

30/07/2026
Rama prezanton dokumentin strategjik “Prania Besnike”: PS do të qeverisë për sa kohë ka besimin e qytetarëve

Rama prezanton dokumentin strategjik “Prania Besnike”: PS do të qeverisë për sa kohë ka besimin e qytetarëve

30/07/2026
Rama prezanton projektin Lungomare 3, po gërryhet vende-vende. Nuk ka rëndësi kur mbaron

Qeveria pezullon ndërtimet në zonat turistike deri më 15 shtator

30/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama bën ‘blerjen’ e rradhës nga PD, Jola Hysaj konfirmon emërimin në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit

Rama bën ‘blerjen’ e rradhës nga PD, Jola Hysaj konfirmon emërimin në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit

30/07/2026
DITA 61/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!

DITA 61/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!

30/07/2026
Rama prezanton dokumentin strategjik “Prania Besnike”: PS do të qeverisë për sa kohë ka besimin e qytetarëve

Rama prezanton dokumentin strategjik “Prania Besnike”: PS do të qeverisë për sa kohë ka besimin e qytetarëve

30/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.