Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gara për kreun e PD-së, Basha dhe Selami shmangin njëri-tjetrin në Lushnjë

07/07/2017
Gara për kreun e PD-së, Basha dhe Selami shmangin njëri-tjetrin në Lushnjë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dy kandidatët për kreun e PD-së, kanë vijuar garën e tyre sot, me takime të ndryshme. Ndërsa Lulzim Basha ka takuar anëtarët e PD-së në Fier e Lushnjë, Eduard Selami takimet e tij i ka vijuar në Lushnjë dhe Tiranë.
Megjithëse dy kandidatët kishin planifikuar takime në Lushnjë sot, ata kanë shmangur ballafaqimin midis tyre, në Kinoteatrin “Vaçe Zela”, duke zhvilluar takimet në orare të ndryshme.
Në këto takime morën pjese dhe deputetët e Qarkut te fierit , Genc Pollo dhe Myslim Murrizi.

Eduard Selami
Fillimisht, në orën 18.30 ka qenë Eduard Selami që takoi demokratët e Lushnjës.
Përpara anëtarësisë së PD-së ai foli për platformën e tij, sipas të cilit, duhet të riorganizohet PD, si edhe ndarja  e përgjegjësive e marrja e vendimeve duhet ti takojnë Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar.
“Roli i kryetarit është të dëgjojë dhe mbrojë interesat e demokratëve. Ne rast se humbet një palë zgjedhje Kryetari detyrimisht duhet të japë dorëheqjen. Kjo është një qasje me pluralizmin e mendimit por dhe i shërben bashkimit të demokrateve”, u shpreh Selami.

Lulzim Basha
Në orën 19.30 ka qenë Lulzim Basha i cili vazhdoj turin e tij sot në Lushnjë, pas takimit që zhvilloi në Fier.
Në fjalën e tij përpara demokratëve të Lushnjës, Basha i vuri rëndësi bashkimit të vërtetë të demokratëve duke sjell si shembull Kavajën, “ku të bashkuar fitohet ndaj cdo bande. Aksioni opozitar do të vijojë ndaj demokracisë e cila është në rrezik. Kjo është emergjente dhe shembulli më i qartë ishin këto zgjedhje me rezultat fiktiv dhe votë të deformuar”, u shpreh Basha.
“Organizimi i strukturave dhe fryma se Partia Demokratike  do të ndryshojë  gjendjen e mjeruar të shqiptareve, do të jen primare në programin tim nëse do të dal fitues në këtë garë brenda familjes blu”, vijoi më tej Basha. DRONI.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 59/ Qytetarët në protestë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe hetimin nga SPAK

DITA 59/ Qytetarët në protestë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe hetimin nga SPAK

28/07/2026
Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

Rrethanat e arrestimit të Ermal Beqirit në Francë, fluturoi mbi një central bërthamor

28/07/2026
Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

28/07/2026
DASH: Të hapen negociatat në qershor për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Zëri i Uashingtonit që Tirana nuk mund ta mbysë

28/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 59/ Qytetarët në protestë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe hetimin nga SPAK

DITA 59/ Qytetarët në protestë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe hetimin nga SPAK

28/07/2026
Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

Rrethanat e arrestimit të Ermal Beqirit në Francë, fluturoi mbi një central bërthamor

28/07/2026
Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

28/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.