Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PROCEDURAT & KATEGORITË/ Zvicra ndryshon statusin e pranimit të azilantëve, ja kush përfiton

13/06/2017
PROCEDURAT & KATEGORITË/ Zvicra ndryshon statusin e pranimit të azilantëve, ja kush përfiton
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës është marrë e para nga dy dhomat me çështjen e ndryshimit të statusit të pranimit të përkohshëm të azilkërkuesve (viza F) gjegjësisht ndarjes së këtyre azilkërkuesve në dy kategori.
Ajo, në sesionin e djeshëm, me shumicë votash (113 kundrejt 63) ka miratuar një mocion përmes të cilit i kërkohet qeverisë që të bëjë ndryshimin përkatës të statusit të përmendur, shkruan nzz.ch. Me këtë ndryshim duhet të realizohet një mbrojtje më e mirë dhe më efikase e refugjatëve me qëndrim të përkohshëm, transmeton albinfo.ch. Statusi i ri pritet të përmirësojë edhe pozitën në tregun e punës të kësaj kategorie të refugjatëve.
Pas votimit në Dhomën Nacionale, çështja i kalon Dhomës së Kantoneve (Senatit).
Siç ka shkruar tashmë albinfo.ch, Këshilli Federal kishte pranuar një mocion të Komisionit për Politika Shtetërore (SPK) në kuadër të Dhomës Nacionale të Parlamentit. Ky mocion kërkonte që statusi i sotëm i përkohshëm i azilkërkuesve (Viza F) të diferencohet, gjegjësisht të parashihen kushte të ndryshme për statusin e qëndrimit në Zvicër të personave të kësaj kategorie.
Te një pjesë e azilkërkuesve që bëjnë pjesë në këtë grupim që në fillim shihet se do të mbeten të qëndrojnë një kohë të gjatë në Zvicër. Këta azilkërkues, sipas propozimit të SPK do të pranoheshin me statusin e ri që do të quhej “të mbrojtur”. Nga ana tjetër, ata të cilët kanë vetëm nevojë të përkohshme për mbrojtje, do të identifikohen me statusin “me nevojë të përkohshme për mbrojtje”. Kjo varet nga situata në vendet prej nga vijnë këta persona.
Në rast se të dy dhomat e Parlamentit do ta votojnë këtë propozim, Këshilli Federal do ta përpunojë një propozim ligji për këtë problematikë.
Statusi i kategorisë së parë (të mbrojtur), sipas komisionit të përmendur do të ketë këto cilësi: nuk do të jetë i kufizuar në kohë; do të mundësojë bashkimin familjar të personit që ka këtë status, me kusht që ai të jetë i pavarur financiarisht; Është e domosdoshme lidhja e marrëveshjes për integrim; Integrimi në tregun e punës etj.

Po ndodh

Berisha në SPAK: Të gjitha arsyet pse Rama duhet hetuar nga Prokuroria e Posaçme

Berisha në SPAK: Të gjitha arsyet pse Rama duhet hetuar nga Prokuroria e Posaçme

21/09/2026
SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha në SPAK: Të gjitha arsyet pse Rama duhet hetuar nga Prokuroria e Posaçme

Berisha në SPAK: Të gjitha arsyet pse Rama duhet hetuar nga Prokuroria e Posaçme

21/09/2026
Rama prezanton projektin Lungomare 3, po gërryhet vende-vende. Nuk ka rëndësi kur mbaron

Moody’s: Çmimet e banesave rrezik për ekonominë shqiptare, korrupsioni problem i madh

21/09/2026
SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.785 artikuj gjithsej