Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRI/ Itali, digjet restoranti i biznesmenit të lidhur me trafikantët shqiptarë

07/06/2017
EMRI/ Itali, digjet restoranti i biznesmenit të lidhur me trafikantët shqiptarë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një bar-restorant në provincën Angera të Italisë është shkrumbuar nga flakët e zjarrit natën e së mërkurës. “Corriere.it” shkruan se restoranti “La Noce” është në pronësi të komunës së Angera në Varese dhe dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme.

Ky biznes menaxhohet nga një shoqëri që është e lidhur me Pasquale D’Ambrosio 60 vjeç, i arrestuar dhe dënuar në vitin 2015 për trafik droge nga Shqipëria në Itali. Në atë periudhë, ai u akuzua pasi një avion i vogël në pronësi të tij trafikoi kanabis sativa nga Shqipëria dhe u ul në Piemonte. Italiani 60-vjeçar aktualisht është në arrest shtëpiak, por biznesi menaxhohet nga një shoqëri që edhe pse ka ndërruar emër, lidhet me disa familjarë të tij.

Policia italiane thotë se flakët nisën në katin e dytë dhe më pas u përhapën në të gjithë restorantin “La Noce”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit, rreth gjysmë ore pasi ishte mbyllur. Imazhet nga kamerat e sigurisë, që i kanë kaluar policisë, ende nuk kanë munduar të identifikojnë autorët, por komuna e Vareses ka kërkuar mbledhjen e të gjithë kamerave të zonës.

Policia ka marrë në pyetje menaxherët për të mësuar nëse kishin marrë kërcënime. Hetimet e autoriteteve italiane janë fokusuar edhe në të shkuarën e 60-vjeçarit D’Ambrosio, nëse kjo ngjarje ka lidhje me trafikun e drogës. Pasquale D’Ambrosio e mori menaxhimin e këtij lokali në vitin 2010 dhe gjithashtu ishte pronar i avionit që trafikoi marijuanë nga Shqipëria në Itali.

Po ndodh

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.785 artikuj gjithsej