Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO GALERI/ Xhelal Mziu mban premtimin, ngjit Kamzën në Superligë

23/05/2017
FOTO GALERI/ Xhelal Mziu mban premtimin, ngjit Kamzën në Superligë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Image GalleryKonkretizohet projekti i Xhelal Mziut, ngjit Kamzën në Superligë.
Në ndeshjen finale të Kategorisë së Parë, grupi A, Kamza barazoi me Besëlidhjen, duke siguruar ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar. Festa e sportdashësve ka shpërthyer në shkallët e stadiumit dhe në rrugët e qytetit, ku pas 5 vitesh ekipi i tyre i zemrës është rikthyer në Superiore. Ishte ky premtimi i kryebashkiakut Xhelal Mziu i bërë realitet pikërisht pas një pune shumë të madhe të futbollistëve dhe stafit të ekipit të Kamzës.
Bashkia e Kamzës i ka dhënë mbështetje maksimale ekipit dhe kryebashkiaku Xhelal Mziu pati premtuar në merkaton e verës rikthimin e Kamzës në Superligë. Premtimi  qe bërë nga kryebashkiaku në zyrën e tij teksa qenë prezantuar tri blerje të reja të Kamzës, me synimin e vetëm ngjitjen në elitën e skuadrave më të mira të futbollit shqiptar. Kamza ka zhvilluar një kampionat bindës, ku ka kryesuar kampionatin që nga ndeshja e parë.
Kryetari i Bashkisë, Xhelal Mziu, është shprehur në përfundim të ndeshjes me Besëlidhjen.
“Ishte një fitore jo vetëm për mua personalisht, por edhe për ekipin, për të gjithë qytetarët e Kamzës. Nuk ishte rastësi dalja në krye të grupit, pasi kishim treguar gjatë gjithë kampionatit që kishim vërtet një ekip elitar, duke kryesuar që nga java e parë deri në atë të fundit. Sot nuk patëm më shumë fat për të shënuar, pse jo, edhe një gol tjetër, por në njëfarë mënyre edhe presioni i ndeshjes, i tifozëve, bëri që ndeshja të dilte barazim, por një rezultat që ishte në interes të ekipit të Kamzës dhe falënderoj djemtë për lojën e mirë. Me këtë rast dua të falënderoj edhe presidentin, edhe trajnerët, të cilët realisht kanë bërë një punë kolosale për të nxjerrë Kamzën në Superligë”, u shpreh Mziu.
Kryebashkiaku Mziu beson se Kamza do të jetë kampione e Kategorisë e Parë, duke triumfuar edhe në ndeshjen me Lushnjën.
Për sa i përket stadiumit dhe ndërhyrjes në të, kryebashkiaku Mziu tha se së shpejti do të fillojnë punimet.
“Është e vërtetë që fusha na ka penalizuar, por ishte e papranueshme që ne të fillonim ristrukturimin e fushës. Në kontaktet që kam pasur me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit kemi hartuar një projekt të përbashkët. Në këto ditë do të fillojë investimi për ndryshimin e tapetit apo rregullimet e infrastrukturës nëntokësore të drenazhimit dhe, pse jo, për të ndërhyrë edhe në pjesë të tjera të stadiumit, duke krijuar akoma më shumë vende apo standarde të cilat t’i përshtaten Superligës”, vijoi Mziu.
Me ngjitjen në Superligë kryebashkiaku Xhelal Mziu premtoi një ekip konkurrues dhe pohoi se do të bëhen 3-4 blerje të fuqishme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DIBËR/ 6000 euro për person të kalojë kufirin, 15 masa sigurie për personat e përfshirë në trafik

Vrasja në Roskovec, autori qëlloi edhe ish-vjehrrën

24/07/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

FIER/ I merr jetën ish-vjehrrit, merr peng ish-bashkëshorten

24/07/2026
Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

VLORË/ 17-vjeçari plagoset nga një skaf

23/07/2026
Lamallari tregon në Kuvend substancat dhe kimikatet që u hodhën mbi protestuesit

Një protestues në gjendje të rëndë

23/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DIBËR/ 6000 euro për person të kalojë kufirin, 15 masa sigurie për personat e përfshirë në trafik

Vrasja në Roskovec, autori qëlloi edhe ish-vjehrrën

24/07/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

FIER/ I merr jetën ish-vjehrrit, merr peng ish-bashkëshorten

24/07/2026
Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

VLORË/ 17-vjeçari plagoset nga një skaf

23/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.