Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Krujë, eksploziv një shtylle të tensionit të lartë, pesë të shoqëruar asnjë i dyshuar

17/05/2017
Krujë, eksploziv një shtylle të tensionit të lartë, pesë të shoqëruar asnjë i dyshuar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dy shpërthime janë regjistruar në dy këmbët mbajtësve të një shtylle të tensionit të lartë në Kodër Thumanë në Krujë.
Policia sqaron se shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur 4 ditë më parë, pra më 13 maj rreth orës 02:00. Policia ka shoqëruar pesë shtetas me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.
“Shtetasit e shoqëruar banojnë në afërsi të vendit të ngjarjes dhe deklarojnë se para 3-4 ditësh kanë dëgjuar dy shpërthime të njëpasnjëshme, por nuk e kishin lokalizuar vendin”, informon Policia Vendore.
Efektivet e Policisë kanë këqyrur vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dhe dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme.
Veprimet e tjera procedurale po kryhen nga Specialistë të Drejtorisë Kundër Akteve Terroriste Tiranë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Krujës

Në dt 17. 05. 2017,  Policia u njoftua nga Shërbimet e OSHEE-së se në vendin e quajtur Kodër Thumanë, ishte konstatuar dëmtimi i dy këmbëve mbajtëse të një shtylle të tensionit të lartë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, të cilët kanë siguruar   vendin e ngjarjes.
Nga kryerja e veprimeve verifikuese në terren është konstatuar se kanë ndodhur 2 shpërthime.
Dyshohet se shpërthimet kanë ndodhur në datë 13.05.2017 rreth orës 02:00.
Nga ana e uniformave blu janë shoqëruar 5 shtetas, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.
Shtetasit e shoqëruar banojnë në afërsi të vendit të ngjarjes dhe deklarojnë se para 3-4 ditësh kanë dëgjuar dy shpërthime të njëpasnjëshme, por nuk e kishin lokalizuar vendin.
Efektivet e Policisë kanë këqyrur vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dhe dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme:
•  disa mbetje lënde plasëse e dyshuar eksploziv;
•  rreth 40 cm fitil zjarrëpërcjellës i djegur;
• mbetje prej qelqi që është përdorur si mekanizëm për ndezje.
Veprimet e tjera procedurale po kryhen nga Specialistë të Drejtorisë Kundër Akteve Terroriste Tiranë.

Po ndodh

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.785 artikuj gjithsej