Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

HISTORIA/ Egzekutimi në Mat, si u vra vëllai në 2013 dhe masakrimi në Londër që ndezi pergjakjen

14/05/2017
HISTORIA/ Egzekutimi në Mat, si u vra vëllai në 2013 dhe masakrimi në Londër që ndezi pergjakjen
Share on FacebookShare on Whatsapp

Vrasja e sotme e Hajredin Lleshit është e lidhur me atë të vëllait të tij 2 vjet më parë, dhe vrasja e dy vëllezërve ka nisur shumë vite më hertë pas një masakrimi në Londër.

Më poshtë historia e vrasjeve të përgjakshme në një familje në Pujk Të matit.

SI U EKZEKUTUA XHAVIT LLESHI (lajm i botuar ne 2013)

Ngjarja ku viktimë mbeti 49-vjeçari Xhavit Lleshi, ndodhi ne tetor te vitit 2013 në fshatin Rukaj, në vendin e quajtur Pujkë.

Persona të paidentifikuar qëlluan të paktën 15 plumba mbi Lleshin, i cili po udhëtonte i vetëm nga fshati i lindjes drejt Burrelit.

“Në afërsi të Urës së Kurvajës i është zënë pritë Xhavit Lleshit nga persona që më siguri kanë pasur informacion në lidhje me lëvizjet e tij. Teksa ai zbriste pranë urës, nga njëra anë e rrugës është qëlluar me breshëri mbi mjetin tip ‘Benz’, me të cilin lëvizte viktima”, bënin të ditur burime nga grupi hetimor.

Plumbat që i përshkuan trupin, i shkaktuan vdekjen e menjëhershme 49-vjeçarit. Mendohet se brenda pak minutave autorët janë strehuar në pyllin me dushqe ose mund të jenë larguar në drejtim të Rrëshenit me ndonjë automjet që kanë pasur me vete.

Ngjarja e rëndë është mësuar afro gjysmë ore me vonesë, pasi në këtë rrugë nuk ka pasur lëvizje makinash. Sakaq breshëria e automatikut nuk është vlerësuar nga banorët afër Urës së Kurvajës, duke menduar se janë gjahtarë të zonës në pyllin me dushqe. Shoferi i një automjeti që udhëtonte nga Bruçi drejt Burrelit, ka parë mjetin që kishte devijuar nga rruga dhe është ndaluar.

Sapo i është afruar makinës së Xhavit Lleshit, ai ka parë viktimën të mbuluar me gjak. Tentativa e tij për t’i dhënë ndihmën e parë rezultoi e kotë, pasi sapo është afruar, ka kuptuar se kishte ndërruar jetë. Ai sinjalizoi menjëherë Policinë për ngjarjen e rëndë. Blutë mbërritën në vend rreth orës 08:30.

Një pjesë e efektivëve nisën krehjen e pyllit mbi Urën e Kurvajës, ndërkohë një mjet tjetër u nis në drejtim të Rrëshenit, drejtim ku mendohet të ketë lëvizur mjeti i autorëve. Mësohet se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar të paktën 15 gëzhoja automatiku “Model 56”.

VRASJA QE LINDI HAKMARRJEN

Nipi i viktimës mësohet të ketë vrarë në Angli një të ri nga fshati Shqefën i Macukullit. Madje thuhet se ai e kishte djegur viktimën për ta grabitur. Autori është dënuar maksimalisht në Britaninë e Madhe por dajat e të riut nga Shqefni kanë nisur hakmarrjen mbi familjen Lleshi. Dy vjet më parë vranë vëllain tjetër të viktimës, Xhavit Lleshi. Sakaq në vitin 1994 një vëlla tjetër i Xhavit dhe Hajredin Lleshit është vrarë në fshatin Dukagjin të Derjanit, në rrethana të paqarta. Djegja e makinës dje në Prellë ka gjasa të ketë lidhje me autorët që ekzekutuan Hajredin Lleshin sonte.

Afrim Hoxha u grabit e u vra në Londër (lajm i botuar ne 2013)

Në prill të vitit 2012, Arben Lleshi, 28 vjeç, djali i vëllait të viktimës Xhavit Lleshi, akuzohet se ka vrarë jashtë vendit Afrim Hoxhën.

Ai u arrestua më 10 prill 2012 dhe është dënuar më vonë nga drejtësia angleze me burgim të përjetshëm. Dënimi është dhënë qershorin e këtij. Afrim Hoxha u gjet nga policia i vrarë në ndenjësen e pasme të mjetit. Policia londineze ka sqaruar se fillimisht Afrim Hoxha është grabitur, më pas është vrarë me armë zjarri dhe makinës tip “Benz Mercedes” i është vënë flaka për të humbur gjurmët e krimit.

Ngjarja u zbulua nga kamerat e vendosura në rrugën ku ndodhi krimi. Të afërmit e Hoxhës kanë paralajmëruar se do të hakmerreshin për këtë vrasje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026
Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026
Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.