Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BASHA: KJO PROTESTË REFERENDUM POLITIK, NË SHESH 600 MIJË PROTESTUES QË NUK E NJOHIN REPUBLIKËN E VJETËR

13/05/2017
BASHA: KJO PROTESTË REFERENDUM POLITIK, NË SHESH 600 MIJË PROTESTUES QË NUK E NJOHIN REPUBLIKËN E VJETËR
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Republika e Vjetër, sot shpallet objekt i arkivit të Muzeut historik Kom,betar. Ne shqiptarët e bashkuar nuk do ta njohim më Republikën e Vjetër të krimit e drogës”, u shpreh Basha në protestën e sotme.
Sipas tij, në shesh janë 600 mijë protestues,q ë do të bëhen miliona që nuk do e njohin Republikën e Vjetër.

Pjesë nga Fjala e Lulzim Bashës

Kurrë më parë nuk ka mbledhur Shqipëria kaq shumë shqiptarë, në një vend, kurrë më parë drita e zotit nuk ka bekuar kaq shumë vullnete si sot.
Kjo nuk është protestës, nuk është manifestim, ky është referendumi shqiptarëve për Republikën e Re.
Sot jeni tre herë më shumë, se 18 shkurtit, mbi 600 mijë shqiptarë në këtë shesh dhe miliona do të bëhemi për këtë referendum historik.
Tre muaj më parë në 18 shkurt u bashkuam këto për ti thënë ndal krimit, drogës. U bashkuam për zgjedhje të lira në këtë shesh për 85 ditë e 85 net me radhë, intelektualë, biznesmenë, studentë, gjimnazistë, punëdhënës e punëmarrës, miq ndërkombëtarë që na qëndrojnë në krah në këtë betejë demokratike.
Ajo që nisi si rruga e bashkimit, si shtegu i vetëm për shqiptarët e mashtruar, ajo që nisi si shtegu i vetëm për shkak të qeverisjes së korruptuar e kriminale, që shkatërroi shëndetësinë, arsimin dhe ju shkatërroi vendet e punës, ajo që nisi si rrugë e vetme për daljen nga gjendja e rëndë e vendit, u kthye në motorin e vetëm të shpresës, që ngjalli kurajën në zemrat e çdo shqiptari, që mbushi çdo shqiptar të ndershëm, përmes frymës në zot, ngjalli shpresën për ta shporrur dëshpërimin, për të mposhtur frikën dhe për të mposhtur Republikën e Vjetër dhe për të ngritur Republikën e Re.
Ja tek jemi sot, në një bashkim që nuk e ka parë Shqipëria, Ballkani, Europa dhe Bota. Ky nuk është thjesht dhe vetëm bashkimi kundër qeverisjes, kundër të keqes. Kjo është shpallja e shpresës  e besimit.
Këtu kemi ardhur sepse besoni te Republika e Re. Nuk keni ardhur se besoni te një njeri apo te një parti, por sepse këto tre muajt e protestës janë ripërtëritja e çdo shqiptari të vetja e vetë, te familja e vetë dhe të gjithë së bashku te njëri-tjetrit, janë ringritja e shpresës te Republika e Re.
E nisëm me një objektiv “zgjedhje të lira e të ndershme”. Por sot jemi për shumë më shumë, jemi ëpr ndryshimin më të madh në 27 vitet e historisë sonë kombëtare. Gjithçka duhet të ndryshojë dhe falë bashkimit tonë, qëndresës sonë, me ndihmën e zotit, asgjë nuk do të jetë si më parë.
Republika e Vjetër, sot shpallet objekt i arkivit të Muzeut historik Kom,betar. Ne shqiptarët e bashkuar nuk do ta njohim më republikën e vjetër të krimit e drogës.
DRONI.al

Po ndodh

Këlliçi: Shqipëria është kthyer në narkoshtet, politikat e qeverisë ndikohen nga krimi

Këlliçi: Shqipëria është kthyer në narkoshtet, politikat e qeverisë ndikohen nga krimi

21/09/2026
Vendim edhe për pagesën e ushqimit. Kush përfiton kredi me zero interes nga mjekët, ushtarakët dhe policët

Gjykata pushon akuzën e Ballës për Berishën. Taulanti do paguajë edhe shpenzimet

21/09/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Dyshimet për ekzekutimin e shqiptarit, arrestohet shqiptari me të fejuarën

21/09/2026
Dy netë bllokime të autostradës Tiranë-Durrës, mësoni oraret

Dy netë bllokime të autostradës Tiranë-Durrës, mësoni oraret

21/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Këlliçi: Shqipëria është kthyer në narkoshtet, politikat e qeverisë ndikohen nga krimi

Këlliçi: Shqipëria është kthyer në narkoshtet, politikat e qeverisë ndikohen nga krimi

21/09/2026
Vendim edhe për pagesën e ushqimit. Kush përfiton kredi me zero interes nga mjekët, ushtarakët dhe policët

Gjykata pushon akuzën e Ballës për Berishën. Taulanti do paguajë edhe shpenzimet

21/09/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Dyshimet për ekzekutimin e shqiptarit, arrestohet shqiptari me të fejuarën

21/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.785 artikuj gjithsej