Edhe kandidati tjetër formal në Kavajë që cilësohej si i pavarur Astrit Haka ka dhënë dorëheqjen. Astrit Haka ishte një ekonomist që punonte në Bashki, anëtar i PS-së, vartës i kandidatit të PS-së. Dalja e tij si kandidat ishte një fasadë për zgjedhjet e vetmuara që pritej të zhvilloheshin në Kavajë.
“Nuk deshiroj destabilimin e gjendjes politike”, ka deklaruar ai.
Megjithatë media afër qeverisë u përpoqën qe ai te dukej sadopak si kandidat. Në një intervistë dhënë pak ditë më parë ai tha se “Normal që gara është e vështirë. Po unë nga profesioni që kam si ekonomist dhe eksperienca që kam në shtet dhe në privat synoj që t’ia arrij qëllimit. Ne takimet i kemi fokusuar më shumë takime derë më derë me votuesit dhe duke kërkuar votën haptas se do të bëjmë diçka më të mirë për Kavajën”.
Haka nuk kishte staf elektoral dhe gjithçka e organizonte vetë. Në fakt nuk organizonte asgjë. DRONI.al





