Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vlorë, atentati ndaj Elidon Mehmetit, babai nxjerr faktet kundër Policisë

03/05/2017
Vlorë, atentati ndaj Elidon Mehmetit, babai nxjerr faktet kundër Policisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Familjarët e Elidon Mehmetit, i cili u vra gjatë një atentati në qytetin e Vlorës, më 9 prill, mohojnë që djali i tyre të ketë qenë me precedentë të mëparshëm apo të ketë pasur konflikte me persona të tjerë.
Babai i tij, Maliq Mehmeti, shprehet se i biri nuk kishte asnjë konflikt dhe se nuk janë të vërteta aludimet e deritanishme se i biri ishte përfshirë në fushën e narkotikëve.
Ai tregon pasaportën e Elidonit, në të cilën ka vula të shumta hyrje-daljeje në pika të ndryshme kufitare të Europës, që nga Vjena, Bolonja, Ankona etj., madje edhe pak kohë para se ai të qëllohej për vdekje me armë zjarri.
pasaporta“Nuk është e vërtetë që djali im ka qenë arrestuar apo dënuar jashtë vendit dhe që ka pasur precedentë. Im bir lëvizte lirshëm dhe nuk kishte asnjë problem me policinë as në Itali dhe as në ndonjë shtet tjetër”, shprehet babai i Elidon Mehmetit, teksa tregon pasaportën e të birit, shkruan “Panorama”.
Ai mohon çdo implikim të tij në vepra kriminale, duke përgënjeshtruar kështu të dhënat paraprake të policisë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në zonën e Skelës.
Maliq Mehmeti nuk është në gjendje të japë një dyshim të tij për atë çfarë i ndodhi djalit, pasi, siç shprehet, Elidoni nuk kishte probleme, nuk ka pasur kërcënime dhe se ai punonte normalisht në qytetin e Vlorës.
elidon mehmeti, makina e vrasjes1Ndërkaq, policia nuk jep informacion nëse ka dyshime apo mund të jenë identifikuar autorët e ngjarjes së rëndë që i mori jetën të riut. Sipas të dhënave, ngjarja u ka kaluar në kompetencë hetimi Krimeve të Rënda, ndërsa janë duke u studiuar veç pamjeve të siguruara nga kamerat e sigurisë përreth vendit, edhe të dhëna që janë marrë nga persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Pas krimit, policia shoqëroi disa persona, por dëshmitë e tyre nuk rezultojnë t’i kenë shërbyer hetimit për identifikimin e autorit. Dyshohet që në krim të kenë marrë pjesë të paktën dy persona, njëri prej të cilëve drejtues i mjetit nga ku është qëlluar me armë zjarri, ndërsa tjetri autori i drejtpërdrejtë i këtij krimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026
Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SKEMA & TARIFAT/ Ja zinxhiri i korrupsionit në Aeroportin e Rinasit

Kujdes nga mesazhet mashtruese, skema “phishing” për vjedhjen e të dhënave bankare

15/08/2026
Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.