Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Maqedoni, ambasadorët e huaj apelojnë: Palët të përmbahen nga retorika nxitëse

27/04/2017
Maqedoni, ambasadorët e huaj apelojnë: Palët të përmbahen nga retorika nxitëse
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ambasadorët e huaj në Maqedoni kanë bërë apel tek të gjithë palët që të përmbahen nga retorika nxitëse.
Një numër i madh ambasadorësh u mblodhën për të dhënë deklaratë lidhur me situatën e krijuar në vend. Në mesin e ambasadoreve shihen ambasadori i Britanisë, Holandës, SHBA-së, Gjermanisë, e të tjerë.
“Unë jam ambasadori i Suedisë dhe ambasadori më i moshuar kështu flas në emër të të gjithë kolegëve të mi. Kjo është absolutisht e papranueshme. Është koha për dialog dhe jo për dhunë.  Apelojmë deri tek të gjitha palët që të përmbahen nga retorika nxitësi derisa policia të vendos rendin në vend”, deklaroi ambasadori suedez.
Ndërkohë, sikurse raporton Alsat M., gazetarët që gjenden brenda godinës së Kuvendit janë të sigurt.
“Gazetari jonë Blerim Ismaili raportoi se pret që të krijohen kushte, të qetësohet situata që të mund të dalin nga Kuvendi”, raporton Alsat M.
Gati prej një ore dhjetëra gazetarë kanë mbetur të ngujuar brenda godinës së Kuvendit.
Para kuvendit është grumbulluar një numër i madh i protestuesve, por edhe një kordon i policisë ka bllokuar të gjitha hyrjet e kuvendit.
“Megjithatë gazetari jonë nga tereni Bojan Stojanovski raporton se vërehen edhe protestues që edhe përkundër kordonit policor ata po hyjnë në kuvend. Megjithatë në hapësirat e Kuvendit akoma ndodhet një numër i madh i protestuesve”, raporton Alsat M.
Mësohet se i lënduar rëndë lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela.
“Ekipi jonë po bën përpjekje për të ra në kontakt me përfaqësues të LR-PDSH-së për të konfirmuar saktë se si është gjendja e Selës. Jozyrtarisht raportohet se Sela është në gjendje të rëndë, në disa foto të cilat janë publikuar shihet Sela i mbuluar i tëri në gjak.
Protestuesit po sulmojnë, gazetarët, politikanët nuk kursejnë askënd, andaj edhe Alsat apelon që të mos dilet në rrugë pa ndonjë nevojë të madhe, por situata të përcillet përmes ekraneve televizive. Alsat gjatë gjithë kohës do të njoftoj për situatën”, raporton midis të tjerave Alsat M.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

19/06/2026
VIDEO/ “Nuk kthehem kurrë në Top Channel”, aktori i njohur flet pas largimit nga “Portokalli”

Erion Isai shkon në gjykatë me 2 akuza. Me të 11 të tjerë

19/06/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Grupi i PD kërkon interpelancë urgjente me Kryeministrin Rama

19/06/2026
Thellohet skandali/ Berisha: Shitësi i pronës në Jalë tek Isa Aliu mbetet anonim

Thellohet skandali/ Berisha: Shitësi i pronës në Jalë tek Isa Aliu mbetet anonim

19/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

DITA 20/ Protesta për largimin e Ramës, qytetarët grumbullohen para zyrës së Kryeministrit

19/06/2026
VIDEO/ “Nuk kthehem kurrë në Top Channel”, aktori i njohur flet pas largimit nga “Portokalli”

Erion Isai shkon në gjykatë me 2 akuza. Me të 11 të tjerë

19/06/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Grupi i PD kërkon interpelancë urgjente me Kryeministrin Rama

19/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.