Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHBA/ Arkansa, përshpejtohet ekzekutimi të dënuarve sepse po “skadojnë” ilaçet

25/04/2017
SHBA/ Arkansa, përshpejtohet ekzekutimi të dënuarve sepse po “skadojnë” ilaçet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shteti Arkansa ekzekutoi mbrëmë dy persona brenda një harku kohor prej tre orësh.
Autoritetet po përpiqen të kryejnë dënimet me vdekje për një numër të burgosurish përpara fundit të muajit, pasi ilaçet që përdoren për injektimet vdekjeprurëse nuk do të jenë më të disponueshme.
I pari që u ekzekutua ishte 52-vjeçari Jack Jones, i dënuar për vrasjen e Mary Phillips në 1995, si dhe për tentativën për të vrarë vajzën e saj 11-vjeçare.
Avokatët e 46-vjeçarit Marcel Williams, i planifikuar të ekzekutohej i dyti, u përpoqën ta shtyjnë procesin duke ngritur shqetësime mbi mënyrën sesi u ekzekutua Jones. Por pas një orë gjyqtari i hapi rrugë ekzekutimit të dytë.
Williams ishte dënuar me vdekje për përdhunimin dhe vrasjen në vitin 1994 të 22-vjeçares Stacy Errickson, të cilën e rrëmbeu në një stacion benzine.
Përpara ekzekutimit avokatët e dy të dënuarve, pretenduan se procesi i injektimit të ilaçeve vdekjeprurës do ishte i dhimbshëm për klientët e tyre për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të tyre. Ata sollën si rast përdorimin e dështuar të qetësuesve në ekzekutime të mëparshme në shtete të tjera.
Guvernatori i Arkansasit Asa Hutchinson kishte planifikuar tetë ekzekutime për këtë muaj, por gjykatat urdhëruan pezullim për katër prej tyre. Javën e kaluar Arkansasi kreu ekzekutimin e parë që nga viti 2005. Të enjten është planifikuar një tjetër ekzekutim.
Gjatë 2017 në Shtetet e Bashkuara janë ekzekutuar nëntë persona deri tani ndërkohë që vitin e kaluar u kryen 20 ekzekutime. VoA 

Po ndodh

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.783 artikuj gjithsej