Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VENDIMI & EMRAT/ Kodet e prostitutave të luksit, ja pse dhe sa u dënuan tre taksistët

18/04/2017
VENDIMI & EMRAT/ Kodet e prostitutave të luksit, ja pse dhe sa u dënuan tre taksistët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Përfshirja në “shërbimet” e seksit me pagesë në kryeqytet u ka kushtuar nga një dënim me nga 7 vjet e 6 muaj burg tre taksistëve.
Sipas Gjykatës së Tiranës, tre taksistët, një prej të cilëve punonjës policie, kanë kryer dërgimin e disa prostitutave “luksi” te klientët e tyre nëpër hotele të ndryshme, kanë ndërmjetësuar gjetjen e klientëve, si edhe kanë përfituar përqindje lekësh.

Në vendimin
e shpallur më 4 prill 2017, të pandehurit Franko Alidervishi, Eglantin Kapo dhe Engjëll Ylli u shpallën fajtorë për akuzën e “shfrytëzimit të prostitucionit”. Ata u arrestuan nga një operacion i finalizuar në tetor të vitit 2015, pas një hetimi disamujor ndaj disa personave të angazhuar në shfrytëzimin e prostitucionit në kryeqytet.
Ata u gjykuan të veçuar nga dy prostituta dhe dy klientët e tyre të arrestuar gjatë të njëjtit operacion policor. Gjatë gjykimit, të tre të pandehurit kanë mohuar akuzën dhe kanë kërkuar pafajësi. Ata kanë pohuar se kanë kryer vetëm punën e taksistit dhe se nuk kanë pasur dijeni mbi veprimtarinë e jashtëligjshme që kryenin vajzat që kishin si kliente në taksitë e tyre, raporton Panorama.
“Nga shqyrtimi gjyqësor rezultoi e provuar se dy të pandehurit, Franko Alidervishi dhe Eglantin Kapo, kanë ndërmjetësuar të pandehurat Silvana N. dhe Xheje D., në disa raste, me persona të ndryshëm për prostitucion. Ndërsa i pandehuri Engjëll Ylli ka bashkëpunuar me shtetasen Silvana N. në disa raste, gjatë kohës që kjo e fundit ushtronte vetë, apo së bashku me të pandehurat e tjera prostitucion.
Për këtë shërbim, të pandehurit janë paguar nga këto shtetase nga shumat që përfitonin për ushtrimin e prostitucionit”, arsyetonte Gjykata e Tiranës.
Një nga provat kryesore të gjykatës kanë qenë deklarimet e vajzave të përfshira në prostitucion, të cilat kanë rrëfyer emrat e taksistëve me të cilët lëviznin nëpër Tiranë, si edhe përgjimet e komunikimeve telefonike mes tyre.
Një nga bisedat e transkriptuara ishte ajo mes numrit 06…431 që u përket Xheje D., ku ajo është telefonuar nga i pandehurit Franko Alidervishi, i cili i kërkon asaj të shkojë të pijë një kafe te stadiumi “Dinamo”.
Sipas gjykatës, telefonuesi nuk është vetë i pandehuri Franko, por një person tjetër, të cilit ai i ka vënë në dispozicion numrin e Xhejes, ndërsa Franko është taksisti.
Në një tjetër përgjim, të analizuar nga gjykata, më 15 janar 2016, e pandehura Xheje është telefonuar nga i pandehuri Franko, i cili i thotë se “… më vonë do të telefonojë se ka ardh ai kushëriri im të pimë ndonjë kafe”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026
Ndjekje si në filma, policia franceze qëllon me armë ndaj dy shqiptarëve

Arrestohet violinisti shqiptar në Francë, dyshohet se transportonte 38.3 kg kokainë

15/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.