Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në një reagim në rrjetet sociale, nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ngre pikëpyetje mbi afërsinë mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Këlliçi thekson se Sadushi e ka ftuar Ramën për katër vite radhazi në një aktivitet privat në fshatin Vajzë, duke e cilësuar këtë afërsi si shqetësuese për pavarësinë dhe paanësinë e gjyqësorit. Në reagimin e tij, ai kritikon gjithashtu qëndrimet e Sadushit lidhur me masat e sigurisë ndaj zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion.

Reagimi i plotë:

Mega Skandal!!! Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Në një festë të Labërisë, në fshatin Vajzë, ishte vetë Kryeministri që zbuloi një fakt të pabesueshëm. Ai ndodhej aty sepse e kishte ftuar Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Pra, kryegjyqtari i Shqipërisë, që shpesh herë e kemi parë në foto me shall të kuq pionieri, qenka organizator i këtij ahengu dhe kishte insistuar personalisht që Kryeministri të ishte i pranishëm. Sipas Ramës, Sadushi e kishte bezdisur për katër vite me radhë me ftesa dhe, më në fund, ai kishte vendosur të shkonte.

Kjo dëshmon një afërsi të pazakontë mes Kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe kreut të qeverisë. Është në kufijtë e skandalit, edhe pse mes aferave të rënda të Edi Ramës kjo mund të duket paksa romantike.

Por a është kjo diçka që do të ndodhte në vende të tjera normale të Europës, ku duam të integrohemi?!

Imagjinoni të jeni palë në një proces gjyqësor përballë Edi Ramës apo qeverisë së tij në Gjykatën e Lartë, të drejtuar nga miku i tij, Sadushi. A do të kishim barazi para ligjit?!

Asnjëherë më parë një instancë kaq e lartë e gjyqësorit në vend nuk është shfaqur dhe asociuar kaq hapur me një mazhorancë dhe kreun e saj. Gjykata e Lartë, që duhet të jetë garante e paanësisë dhe simbol i pavarësisë së drejtësisë, ekspozohet kështu si e njëanshme dhe e varur kryekëput nga Kryeministri.

Çfarë mesazhi u përcjell kryegjyqtari i vendit gjyqtarëve dhe magjistratëve të tjerë me këtë sjellje, kur bëhet publike se ai, si organizator i festës, e ka ftuar për vite me radhë Kryeministrin të jetë në krye të tavolinës?!

Lidhjet dhe afeksioni i Sadushit me qeverinë janë të njohura.

Së fundmi, ai ka ndërmarrë hapa konkretë për të ndryshuar praktikën gjyqësore dhe për të lehtësuar masat e sigurisë ndaj zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion, në mënyrë që burgu të jetë masa e fundit që merret ndaj tyre.

Sadushi është tashmë zyrtarisht avokati më i madh i zyrtarëve e politikanëve, që kanë 13 vite që fusin çdo ditë e më shumë duart në xhepat e shqiptarëve.

https://www.facebook.com/share/p/1EAh1fVfAz/?mibextid=wwXIfr

Po ndodh

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026
Ndjekje si në filma, policia franceze qëllon me armë ndaj dy shqiptarëve

Arrestohet violinisti shqiptar në Francë, dyshohet se transportonte 38.3 kg kokainë

15/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

Mega-skandali/ Këlliçi: Kryetari i Gjykatës së Lartë organizon festa private me Edi Ramën!

15/08/2026
ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

ELBASAN/ Dalin pamjet e arrestimot të Poli Boriçit. I ngeci pistoleta sot në kokën e Mir Bitocit

15/08/2026
ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

15/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.