Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GJYQI/ Oficeri që zbuloi korrupsionin e gjyqtares Majlinda Andrea nuk tregon informatorin

27/02/2017
GJYQI/ Oficeri që zbuloi korrupsionin e gjyqtares Majlinda Andrea nuk tregon informatorin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Oficeri i policisë gjyqësore, i cili ka referuar në prokurori rastin e korrupsion në Gjykatën e Lartë ku ishte e përfshirë gjyqtarja Majlinda Andrea dhe bashkëshorti i saj, nuk ka pranuar të tregojë në gjykatë emrin e personit që e kishte informuar. Sipas dëshmitarit, ligji nuk e detyronte ta bënte një gjë të tillë. Ndërkohë seanca u zhvillua me debate mes tij dhe avokatëve mbrojtës që e detyroi disa herë Gjykatën të ndërhynte.
Gjyqi ndaj gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, ka vijuar këtë të hënë me pyetjen e dëshmitarëve të mbrojtjes.
I pari që doli para gjykatës ishte oficeri i policisë gjyqësore, Petrit Gjeçaj, i cili ka referuar në Prokurorinë e Krimeve te Rënda informacionin, nga i cili nisi hetimi për korrupsion ndaj gjyqtares.
Për rreth 90 minuta oficeri u vu përballë avokatëve të mbrojtjes, të cilët kërkuan me insistim të tregonte emrin e informatorit që  i kishte dhënë të informacionin për rastin. Por Gjeçi ka deklaruar në se ligji e pengonte ta kryente një veprim të tillë.
“Në bazë të ligjit nuk kam me detyrim ta tregoj emrin e informatorit, por nëse gjykata do të vlerësojë se për interesa madhore duhet ta bëj, atëherë shprehuni me vendim”, ka deklaruar në seancë dëshmitari.
Por trupi gjykues pasi u tërhoq për vendim, vendosi të mos e lejojë dëshmitarin të tregojë emrin e informatorit, gjë që ngjalli edhe debat në seancë mes avokatëve dhe dëshmitarit.
Avokati, Ardian Visha, i cili mbron interesat e Odhise Andreas, bashkëshortit të gjyqtares, është shprehur para gjykatës se rasti ne fjalë do të përbejë një preçedent edhe për raste të tjera pasi sipas tij nga referime të rreme është vënë në lëvizje Prokuroria e Krimeve të Rënda, por edhe Gjykata e Lartë dhe sipas Vishës në këtë prokurori ka edhe referime të tjera të ngjashme për gjyqtarë të tjerë.
Më pas seanca vijoi me pyetjen e dëshmitarëve të tjerë të mbrojtes. Ndërsa gjykata vendosi të shprehet në seancën e radhës për ndryshimin e masës për një nga të pandehurit, Ilia Çabiri, për shkak të gjendjes shëndetësore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

VLORË/ Konflikt për pronën mes dy vëllezërve, arrestohet 47-vjeçari me armë

VLORË/ Konflikt për pronën mes dy vëllezërve, arrestohet 47-vjeçari me armë

14/08/2026
DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VLORË/ Konflikt për pronën mes dy vëllezërve, arrestohet 47-vjeçari me armë

VLORË/ Konflikt për pronën mes dy vëllezërve, arrestohet 47-vjeçari me armë

14/08/2026
DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.