Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ARTAN FUGA/ Vettingun apo zgjedhjet, ja pse më ngrihen flokët përpjetë nga çudia?!

27/02/2017
ARTAN FUGA/ Vettingun apo zgjedhjet, ja pse më ngrihen flokët përpjetë nga çudia?!
Share on FacebookShare on Whatsapp
artan fuga new e vogel

Artan Fuga

Unë si qytetar dua drejtësi që si unë ashtu edhe i forti, i pasuri, dhe politikani të gjykohemi në mënyrë të barabartë.
Të kem ku të përplas kokën për të gjetur të drejtën time.
Nga kjo pikëpamje unë dua si të tjerët që të zbatohet Vettingu dhe gjyqtarët apo prokurorët që nuk justifikojnë pasuritë e tyre të japin llogari për këtë dhe kjo sipas ligjit.
Në drejtësi duhet të punojnë të drejtët!
Pa dyshim.
Por, kur shoh se ky proces po kërkon që në këto komisione avokatët, noterët, pedagogët të kenë dorë te zgjedhja e gjyqtarëve apo prokurorëve, më ngrihen flokët përpjetë nga çudia!
Ku e gjetët këtë dreq modeli!
Pushteti gjyqësor duhet të dali nga populli dhe jo nga Kuvendi i politizuar deri në palcë. Përndryshe përsëri do të kemi drejtësi me njerëz të tjerë, por përsëri në shërbim të politikës. Do të kemi presion të politikës mbi gjyqësorin.
Ne duam të zgjedhim edhe deputetët edhe krerët më të lartë të drejtësisë.
Të gjithë para qytetarëve!
Avokati nuk mund të zgjedhë gjyqtarin sepse gjyqtari dhe avokati janë palë që përplasen në gjyq!
Pastaj a kanë më legjitimitet këta deputetët e tanishëm në fund të mandatit të tyre të na bëjnë ligjet për Vettingun dhe të na përzgjedhin gjykatësit dhe prokurorët?
Unë mendoj se nuk kanë.
Koha e tyre ka përfunduar! Në fund të mandatit nuk kemi asnjë besim se ata do të votojnë një ligj ose procedura të drejta.
Të ndryshojë ligji elektoral. Deputetët mos votohen me listë, por të dalin para popullit në zgjedhje të ndershme, të drejta, të barabarta.
Vetëm deputetët e ardhshëm, të pastruar nga megallomanët, të inkriminuarit, të korruptuarit, të zgjedhin procedurat për ta spastruar gjyqësorin dh prokurorinë nga të padenjët!
Kjo është rruga!
Këta deputetë që janë nuk e bëjnë dot një drejtësi të pastër. Tani ata janë në konflikt interesi sepse nga dëshira që kanë për t’u rizgjedhur përkëdhelin dhe lëmojnë çdo gjë që u servirin kryetarët e partive.
Ata janë në konflikt interesi sepse tani në fund ata e bëjnë gjithçka për fushatë elektorale dhe jo si masë e drejtë për një drejtësi tê pastër.
Jo vendime për vite e ardhshme nga deputetë që po u mbaron mandati!
Është e rrezikshme!
Pavarësisht se ka edhe deputetë të pa ngallosur me baltë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

VLORË/ Konflikt për pronën mes dy vëllezërve, arrestohet 47-vjeçari me armë

VLORË/ Konflikt për pronën mes dy vëllezërve, arrestohet 47-vjeçari me armë

14/08/2026
DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VLORË/ Konflikt për pronën mes dy vëllezërve, arrestohet 47-vjeçari me armë

VLORË/ Konflikt për pronën mes dy vëllezërve, arrestohet 47-vjeçari me armë

14/08/2026
DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

DITA 75/ Malkaj: Të ikë qeveria, bashkim nga Tropoja në Konispol

13/08/2026
Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

Tragjedi në Delisufaj, dy motra humbin jetën pasi makina përfundon në kanal

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.