Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GRABITJA/ Cilët janë 10 personat që kishin dijeni për lëvizjen e parave?!

12/02/2017
GRABITJA/ Cilët janë 10 personat që kishin dijeni për lëvizjen e parave?!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Burime nga Prokuroria e Tiranës kanë bërë ët ditur se ngjarja e ndodhur më datë 09.02.2017, rreth orës 13:24, në segmentin rrugor interurban Qafë Kashari–Rinas është regjistruar në hetim për dy vepra penale. Ndaj policëve privatë dhe disa personave që janë në hetim nga “Jaguar Security” dhe banka BKT është regjistruar vepra “shpërdorim detyre”, ndërkohë që hetimi për kapjen e autorëve të grabitjes është regjistruar për veprën “grabitje me armë e bankave dhe arkave të sigurimit”, raporton “Panorama”.
Krahas hetimit që po zhvillohet në lidhje me identifikimin e autorëve të krimit, grupi hetimor ka sekuestruar dokumentet pranë bankës private që iu vodhën paratë, BKT, dhe pranë zyrave të policisë private që iu hoq licenca.
Nga këto dokumente është zbardhur lista për dhjetë persona që kanë pasur dijeni për kohën e lëvizjes së parave dhe për shumën e vendosur në dy automjetet e përshtatura si të blinduara.
Kjo listë përbëhet nga punonjësit e bankës dhe të policisë private që ishin informuar për transfertën drejt Rinasit.
Një burim jozyrtar nga hetimi tha se për këta persona janë kërkuar tabulatet telefonike për çdo thirrje apo mesazh që kanë kryer një ditë para grabitjes e deri tani. Ky veprim është bërë me qëllim gjetjen e ndonjë informatori të mundshëm të grabitësve, në rast se ka pasur të tillë. Grupi i hetimit ka dyshime se autorët kanë pasur informacion së paku për shumën e parave dhe kohën e lëvizjes së tyre drejt Rinasit.

Prokuroria
Prokuroria e Tiranës dorëzoi dje në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë ndaj gjashtë punonjësve të policisë private “Jaguar Security”, të arrestuar pas grabitjes së 2.7 milionë eurove në rrugën e Rinasit.
Organi i akuzës ka kërkuar caktimin e masës “arrest me burg pa afat” ndaj pesë policëve të arrestuar dhe drejtorit teknik të kompanisë së policisë private. Ata akuzohen nga prokuroria se kanë kryer veprën penale “shpërdorim detyre” me veprime dhe mosveprime që kanë sjellë si pasojë lejimin e grabitjes së 2.7 milionë eurove nga persona ende të paidentifikuar.
Faktet që kanë rënduar më shumë pesë efektivat e policisë private kanë qenë fikja me dashje e sistemit të kamerave të sigurisë, që ishin vendosur në dy automjetet e përshtatura për transportin e parave, shuarja e pajisjes së vetme GPS që ndodhej në makinën e parë dhe moskryerja e asnjë veprimi për kundërshtimin e autorëve të grabitjes, si dhe njoftimi me vonesë i policisë.
Për të gjitha këto veprime e mosveprime, prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg” ndaj shtetasve Xhelil Metaj, 43 vjeç, Gentian Dedja, 31 vjeç, Përparim Logu, 39 vjeç, Endrit Daçi, 31 vjeç, Dashamir Balla, efektiva të policisë private. Për të gjitha mangësitë e procedurës së lëvizjes së parave, por edhe për mungesën e kushteve në dy automjetet që nuk ishin të blinduara dhe mungesën e koordinimit me Policinë e Shtetit, është kërkuar masa “arrest me burg” edhe për shtetasin Fatmir Gapi, 56 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i shoqërisë së policisë private “Jaguar Security”.

Autorët
Gjatë dy ditëve të fundit, Policia Gjyqësore ka bërë sekuestrimin e materialeve filmike të regjistruara nga qytetarët në vendin ku ndodhi grabitja e datës 9 shkurt. Hetuesit kanë mbledhur edhe pamjet e publikuara nga media, si dhe kanë marrë në pyetje edhe efektivat e policisë private.
Nga të gjitha këto informacione të mbledhura, sipas Prokurorisë, dyshohet se grabitësit kanë qenë gjashtë persona që kanë marrë 8 thasë me 2.7 milionë euro në total. Autorët mendohet se, pasi kanë djegur dy makinat e përdorura në pritën ndaj rojeve private, kanë hipur në mjete të tjera krejt të ndryshme për t’u zhdukur, pa lënë asnjë gjurmë.

Personat e arrestuar dhe të akuzuar

Xhelil Metaj, 43 vjeç,
Gentian Dedja, 31 vjeç,
Përparim Logu, 39 vjeç,
Endrit Daçi, 31 vjeç,
Dashamir Balla,
Fatmir Gapi, 56 vjeç, drejtori teknik i kompanisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

SAMI NEZA/ 4 variante. A vlen më për PS mbajtja e Ramës në këmbim të pushtetit

SAMI NEZA/ Me Krimenë jo e jo, por Kosova nuk ngjan as me Ukrainën. Sqarim për gjysëm dilemën e Ramës

13/08/2026
Kedhi: Rama nuk po konsultohet, por po kërkon të imponojë një vendim të marrë më parë

Kedhi: Rama nuk po konsultohet, por po kërkon të imponojë një vendim të marrë më parë

13/08/2026
Ndahet nga jeta Skënder Haluci, ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës

Ndahet nga jeta Skënder Haluci, ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës

13/08/2026
Ekzekutuan dhe fshehën trupin e Klevis Lleshit 5 vite më parë, aksion i gjerë i SPAK

TIRANË/ Nis me rrahje e përfundon me plumba, Konflikt me armë zjarri në rrugën “Gjolekë Kokona”

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SAMI NEZA/ 4 variante. A vlen më për PS mbajtja e Ramës në këmbim të pushtetit

SAMI NEZA/ Me Krimenë jo e jo, por Kosova nuk ngjan as me Ukrainën. Sqarim për gjysëm dilemën e Ramës

13/08/2026
Kedhi: Rama nuk po konsultohet, por po kërkon të imponojë një vendim të marrë më parë

Kedhi: Rama nuk po konsultohet, por po kërkon të imponojë një vendim të marrë më parë

13/08/2026
Ndahet nga jeta Skënder Haluci, ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës

Ndahet nga jeta Skënder Haluci, ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.