Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDALI/ Peshëngritësja shqiptare: Presidenti më ka dhunuar në zyrën e tij

24/01/2017
SKANDALI/ Peshëngritësja shqiptare: Presidenti më ka dhunuar në zyrën e tij
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një tjetër akuzë e rëndë ngrihet në drejtim të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza. Në një prononcim për gazetën “Panorama Sport”, sportistja Shqiponja Brahja pretendon se është dhunuar fizikisht nga kreu i FSHP-së.
“Është e vërtetë që ndaj meje është ushtruar dhunë fizike prej Elez Gjozës. Ka ndodhur edhe në zyrën e tij te Njësia 2, pasi unë jam edhe banore e kësaj Njësie. Madje, më ka thirrur edhe policinë, ndonëse unë isha larguar më herët. Kjo ka ndodhur në praninë e bashkëshortit tim. Përveç kësaj, është ushtruar dhunë fizike parvjet në kampionatin europian në Tbilis të Gjeorgjisë.
Kam qenë e vetme si sportiste së bashku me Elez Gjozën dhe sekretarin e përgjithshëm Agron Haxhihysenin. Kjo ka ndodhur 2-3 ditë përpara se të rikthehesha në Tiranë”, deklaroi Brahja. Gjithashtu ajo shpreh keqardhjen se nuk është trajtuar financiarisht. “Që në momentin që ka ardhur ky president jam paguar 3-4 muaj dhe më pas asgjë. As shpërblime, as trajtime, as palestër.
Më kërcënonte se duhet të ikësh nga palestra duke më përmendur edhe moshën se qenkërsha e madhe. Këtu po flasim për rezultate, për sportiste elitarë, pjesëmarrëse në mjaft aktivitete ndërkombëtare. Do apo nuk do ai, unë jam një nga sportistet më të mira për momentin. Përpos kësaj, edhe më ka fyer në prani edhe të sekretarit e sportistëve të tjerë. Janë dëshmitarë të gjithë sportistët.
Arsyet nuk i di. Me atë person nuk gjen arsye. Përveç kësaj, ka inkurajuar edhe sekretarin. Ai nuk ka qenë i tillë. Unë jam e gatshme të ballafaqohem edhe në gjyq me atë, jo në media. Jo vetëm kaq, por edhe në aktivitetet kombëtare i jep kupë atje ku i do qejfi. Zhvillon kampionate të pandershme, tallet me sportistë. Kjo është shkelje e të drejtave të njeriut. Nuk e di çfarë ligjesh ka ky shtet. Unë jam e detyruar të bëj garë pasi më duhet të ushqehem, nuk e kam për argëtim”, e mbylli denoncimin e saj peshëngritësja Shqiponja Brahja./Panoramasport.
                                        

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ceremonitë për përcjelljen e kolegut, gjyqtarët ndërpresin proceset nga 2-4 ditë

KORÇË/ Nuk ishte minë por GPS, kush po kontrollon lëvizjet e tij me përgjues në gomë

17/05/2026
DURRËS/ Në të njëjtën rrugë ku ndodhi tragjedia me 2 fëmijë, kapet shoferi i dehur. Godet makinën e policisë

DURRËS/ Në të njëjtën rrugë ku ndodhi tragjedia me 2 fëmijë, kapet shoferi i dehur. Godet makinën e policisë

17/05/2026
Çfarë po mbron Rama me propogandën për prokurimet publike me të mira se në Evropë

Çfarë po mbron Rama me propogandën për prokurimet publike me të mira se në Evropë

17/05/2026
Puno gjithë ditën për të qënë prapë i fundit. Indeksi i cilësisë së jetës mbulon me turp shifrat ekonomike

Puno gjithë ditën për të qënë prapë i fundit. Indeksi i cilësisë së jetës mbulon me turp shifrat ekonomike

17/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ceremonitë për përcjelljen e kolegut, gjyqtarët ndërpresin proceset nga 2-4 ditë

KORÇË/ Nuk ishte minë por GPS, kush po kontrollon lëvizjet e tij me përgjues në gomë

17/05/2026
DURRËS/ Në të njëjtën rrugë ku ndodhi tragjedia me 2 fëmijë, kapet shoferi i dehur. Godet makinën e policisë

DURRËS/ Në të njëjtën rrugë ku ndodhi tragjedia me 2 fëmijë, kapet shoferi i dehur. Godet makinën e policisë

17/05/2026
Çfarë po mbron Rama me propogandën për prokurimet publike me të mira se në Evropë

Çfarë po mbron Rama me propogandën për prokurimet publike me të mira se në Evropë

17/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.