Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mesazhi i ndjerë i Papa Françeskut për mediat: Jini përçuese të lajmit të mirë

24/01/2017
Mesazhi i ndjerë i Papa Françeskut për mediat: Jini përçuese të lajmit të mirë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mediat të jenë përçuese të lajmit të mirë.
Do të doja t’i porosisja të gjithë për një komunikim ndërtues që duke refuzuar paragjykimet ndaj tjetrit, t’i japë përparësi kulturës së takimit, falë të cilës të mund të mësojmë se si ta shikojmë realitetin me një besim të vetëdijshëm. 
Në mesazhin e shpërndarë sot në Sallën e Shtypit të Vatikanit, që Papa u ka drejtuar operatorëve të komunikimit me rastin e Ditës botërore të mediave, që do të kremtohet në festën e Shëlbumit, ai u kërkon mediave dhe operatorëve që të behen përçues të lajmit të mirë.
Shpesh jemi si të hutuar e të trishtuar nga lajmet e këqija, kronika e zezë, luftëra, skandale etj. Papa vë theksin në mundësinë që t’i lihet vend edhe lajmit të mirë.
“Mbetet fakti – thotë Papa – që, në një sistem komunikativ ku vlen logjika se një lajm i mirë nuk përbën inters e atëherë as nuk është lajm dhe ku drama e dhimbjes dhe misteri i të keqes kthehen lehtësisht në spektakël, mund të jemi të tunduar të përgjumim ndëgjegjen tonë apo të biem në dëshpërim.”
Prandaj me mesazhin e tij ai dëshiron të ofrojë një kontribut “…për kërkimin e një stili komunkiues të hapur dhe krijues, që të mos jetë kurrë i gatshëm t’i lejojë të keqes një rol protagonist, por të kërkojë të nxjerrë në dritë zgjidhjet e mundshme, duke i dhënë frymë një qasje propozuese dhe të përgjegjshme tek personat të cilëve u komunikohet lajmi.”
Papa niset nga lajmi i mirë për ne të krishterët që është personi i Jezu Krishtit. Ky është një lajm i mirë jo se nuk ka brenda vuatjen, por “…sepse edhe vuajtja është e përjetuar në një kuadër më të gjërë, pjesë përbërëse e dashurisë së tij për Atin dhe për njerëzimin”.
Edhe pse bota përjeton skenare dramtike, shpresa që vjen nga Ungjilli, nga besimi në Zotin na thotë se fara e Mbretërisë së Zotit është hedhur tashmë në botë dhe se ajo farë edhe pse është bashkë me egjrën, rritet çdo ditë edhe pse ndoshta larg syve të botës dhe në heshtje. “Mbretëria e Hyjit është tashmë në mesin tonë, – vazhdon Françesku – si një farë e fshehur nga shikimi sipërfaqësor dhe rritja e së cilës ndodh në heshtje. Kush ka sy, që janë të pastruar nga Shpirti i Shenjtë, arrin ta shohë duke mbirë dhe nuk lejon që t’i rrëmbehet gëzimi i Mbretërisë për shkak të egjrës që është gjithnjë e pranishme.”
Është e mudnur edhe sot nën dritën e besimit, të Pashkës së Krishtit që lajmi i mirë “të dallohet dhe të ndriçohet … i pranishëm në realitetin e çdo historie dhe në fytyrën e çdo personi”.
Lajmi i keq dhe tronditës në fakt na është bërë pjesë e përditshmërisë tonë dhe duhet patjetër një antikorp, sepse gati-gati po përgjumin ndërgjegjen tonë dhe po bëhemi apatikë, të paaftë për të reaguar ndaj të keqes duke menduar se asaj nuk mund t’i vëmë një cak. Por e keqja e ka një cak, e ka një fund dhe e mira e bukura është më e madhe dhe më e fortë se e keqja. Këtu kapet dhe zhvillohet edhe shpresa jonë. “Edhe sot – përfundon Papa Françesku – është Shpirti Shenjtë që ka mbjellë në ne dëshirën e Mbretërisë, nëpërmjet shumë “kanaleve” të gjalla, nëpërmjet personave që e lënë veten të udhëhiqen nga Lajmi i Mirë në mes të dramës së historisë, dhe janë si fare në errësirën e kësja bote, që ndriçojnë drejtimin dhe hapin shtigje të reja në besim dhe në shpresë.”

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026
Agron Shehaj: Financuesi i turit të diasporës mori miliona euro përfitime nga Rama

PS, kallëzim në SPAK për Agron Shehajn, e do në burg për rrëmbimim e letrave të marrëveshjes

27/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.