Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Historia e Bardhës, 100-vjeçares nga Burreli dhe sekretet që e sollën të fortë këtu ku është

19/01/2017
Historia e Bardhës, 100-vjeçares nga Burreli dhe sekretet që e sollën të fortë këtu ku është
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sot kjo e moshuar Bardha Lleshaj ka mbushur plot 100 vite. Ndonëse epidemia gripale paraqitet mjaft e rrezikshme por kjo nënë nuk ka patur asnjë shqetësim në shëndetin e saj. Në përvjetorin e 100 të saj fëmijët nipërit dhe mbesat kanë rrethuar të moshuarën për të uruar nënë Bardhen. Tryeza e rrethuar nga të afërmit dhe torta me mbishkrimin “Urime dhe 100 të tjera” tregues i dashamirësisë pë këtë të moshuar e cila ka një jetë mjaft të lodhshme. Më 11 janar të vitit 1917 në fshatin Baz të Burrelit ka lindur Bardha e cila në moshën 18 vjeçare sipas zakonit do të lidhet me një djalosh mirditor, miqësi e cila është në përforcim.
Me familjen Lleshaj ishte një miqësi ndërsa Bardha do të bëhej sebepi i një tjetër miqësie të dytë, pasi kjo vajzë e re matjane kishte lënë mbresa pozitive. Vetëm pas tre vitesh nga martesa Bardha do të njihej me bashkëshortin e saj Bibën i sapo ardhur nga shërbimi ushtarak do të prezantohej me bashkëshorten e tij. Pas disa vitesh familja do të zhvendosej në një fshat të Kurbinit, dhe jeta kooperativiste ishte mjaft e vështirë për këdo, dhe Badha do të mbijetonte situatës, madje dhe krenare. Teksa e pyet për ndonjë histori të veçantë ajo ka mjaft raste por që pak i sjell në kujtesën e saj, madje rrëfehet për rininë e sotme duke u shprehur ” le ta shijojnë sa më mirë”, duke përmendur se kjo rini duhet të kontrollohet pasi kanë ndryshuar kohrat.
Bardha sot 100 vjecare ka patur dy raste që ka përdorur medikamente, nga operacionet në këmbë, ndësa ajo nuk ka përdorur dhe qetësues, dhe sekreti i jetëgjatësisë janë kurimi në llixha, dhe përdorimi i ushqimeve tërësisht BIO dhe integrimi në punët e përditshme, ndonëse mjaft të lodhshme. Tashmë ajo banon në fshatin Fushë Mamurras dhe “hyzmetin” ja detikon dy djemve të saj dhe nuseve të tyre që kanë kushtuar mjaft kujdes. Doda dhe Nikolla janë dy djemtë, si dhe nipërit që e duan dhe përkujdesen pë të moshuarën, me bardhësinë e treguar nga paraqitja tek rrobat. Por Bardha ka forcë ende dhe ushqehet pa ndihmën e askujt, përdor pak pijet alkoolike si rakinë, gjithashtu dhe ndonjë cigare, por që nuk e kanë rënduar tek shëndeti.
Ky rast shquhet ndër të rrallët me moshë 100 vjeçare, ndonëse ka humbur disi shikimin, por nuk e zbraps atë bashkohet tryezave me miq dhe të shquhet ashtu si dikur që drejtonte tërë femrat në raste gëzimsh dhe hidhërimesh. Kjo ka ditur të mposhtë çdo fenomen negativ, si ajo e punëve të rënda, dhe tashmë me këtë nënë krenohen jo vetë familja e saj por tërë ata që e njohin, pë dasahurinë, mirënjohjen dhe për gjithçka ka dhënë kjo nënë e rrallë në vendin tonë. Mbase kjo meriton të quhet nëna hero, duke ju referuar institucioneve për një titull që vërtetë e meriton. 

 

Ahmet Zani

Po ndodh

VIDEO/ Greqi, zbulohen pamjet e ekzekutimit të mikut të Alket Rizait

Alket Rizai mund të ndodhet në Shqipëri, policia greke konsideron pistën e re të kërkimit

17/09/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

“Mishi i pulës me 41 kg drogë”, kompania AMG Food përfitoi nga fondet e IPARD

17/09/2026
Hashim Thaçi dënohet me 25 vjet burg, i pafajshëm për krime kundër njerëzimit

Reagon Hashim Thaçi pas dënimit: Kosova të ruajë qetësinë përballë padrejtësisë

17/09/2026
Kuvendi i Shqipërisë, deklaratë për vendimin e gjykatës speciale për drejtuesit e UÇK

Kuvendi i Shqipërisë, deklaratë për vendimin e gjykatës speciale për drejtuesit e UÇK

17/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Greqi, zbulohen pamjet e ekzekutimit të mikut të Alket Rizait

Alket Rizai mund të ndodhet në Shqipëri, policia greke konsideron pistën e re të kërkimit

17/09/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

“Mishi i pulës me 41 kg drogë”, kompania AMG Food përfitoi nga fondet e IPARD

17/09/2026
Hashim Thaçi dënohet me 25 vjet burg, i pafajshëm për krime kundër njerëzimit

Reagon Hashim Thaçi pas dënimit: Kosova të ruajë qetësinë përballë padrejtësisë

17/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.750 artikuj gjithsej