Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Reagon babai i Noizy-t: Djali, si kokrra e mollës

11/01/2017
Reagon babai i Noizy-t: Djali, si kokrra e mollës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Lajmi se Noizy ishte shoqëruar në polici bëri xhiron e rrjeteve sociale para dy ditësh. Policia e Durrësit ka shkuar mbrëmjen e së hënë në shtëpinë e reperit Noizy dhe e ka shoqëruar në polici, pasi motra e Stresit publikoi një video, ku ai gjuante me armë, duke kërkuar sqarim pse ai nuk shpallej në kërkim njësoj si vëllai i saj. Por, lidhur me këtë lajm ka reaguar babai i reperit, Bashkim Rajku.

Në një prononcim për “Vip Pages” të “Gazeta Shqiptare”, ai shprehet se Noizy nuk është shoqëruar në polici dhe as policia nuk ka shkuar në shtëpinë e këngëtarit të mirënjohur, por ka qenë shefi i komisariatit, ai që e ka telefonuar atë dhe i ka kërkuar që së bashku me Noizyn të shkojnë pranë ambienteve të policisë për të bërë një deklaratë. “Noizy është si kokrra e mollës, s’kemi punë me policinë. S’kemi as kohë, as nerva të merremi me këto lajme. Dje ka qenë në Prishtinë dhe u kthye pasi mbaroi koncertin. Më mori shefi i komisariatit në telefon dhe më tha që ka dalë në internet një lajm që Noizy ka qëlluar me armë. Dhe unë i thashë që ka bërë një klip me Çiljetën ku ka pasur armë. Shkova bashkë me Noizyn në polici, dhamë një deklaratë dhe erdhëm në shtëpi, as 5 minuta punë nuk ishte”, shprehet Bashkimi në lidhje me lajmin e shoqërimit të të birit.

Nga ana tjetër, ai shpreh dhe indinjatën, përse mediat nuk merren me karrierën e Noizyt, por vetëm me lajme të pavërteta. “Ditët e fundit Noizy është duke përgatitur një bashkëpunim me një këngëtar gjerman dhe asnjë nuk e pasqyroi këtë lajm. Të krenohen se një këngëtar i Shqipërisë ka lidhur një kontratë të tillë”. Në fund nuk harron pa komentuar edhe statusin e motrës së Stresit. “Ato janë video të hershme dhe tani e kanë nxjerrë, janë video të klipeve që i kanë bërë montazh dhe i kanë nxjerrë. Ne s’kemi asgjë me asnjë njeri. Tek e fundit, ajo ka hedhur një status dhe ka të drejtën e saj për të folur. Ne nuk na bën përshtypje fare se çfarë thuhet”, ka mbyllur kështu Bashkimi reagimin e tij për “GSH”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026
Agron Shehaj: Financuesi i turit të diasporës mori miliona euro përfitime nga Rama

PS, kallëzim në SPAK për Agron Shehajn, e do në burg për rrëmbimim e letrave të marrëveshjes

27/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.