Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KASTRIOT DERVISHI/ Erjon Veliaj injoranti i Tiranës kryeqytet

08/01/2017
KASTRIOT DERVISHI/ Erjon Veliaj injoranti i Tiranës kryeqytet
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Kongresi i Lushnjës nuk mori asnjë vendim për Tiranën kryeqytet.
Kryetari i Bashkisë së sotme të Tiranës nuk njeh faktin më të thjeshtë të kryeqytetit
Dje në darkë, kryetari i Bashkisë së Tiranës duke iu përgjigjur disa pyetjeve në një emision humoristik në Tv Klan, deklaroi se Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërisë në kongresin e Lushnjës në vitin 1920. Kongresi i atëhershëm në fakt nuk është marrë fare me çështjen e kryeqytetit. Kur qytetari nr.1 i një kryeqyteti nuk zotëron një informacion të tillë minimal (që për hir të së vërtetës gjendet në nivelin fillor të shkollës), emetimi i pasaktësive të këtij lloji bëhet i dëmshëm për publikun.
Kongresi i Lushnjës, i mbledhur më 21-31 janar 1920, në rolin e një asambleje kombëtare nuk diskutoi dhe as caktoi kryeqytetin e Shqipërisë sepse i tillë ishte Durrësi. Kongresi ishte mbledhur për çështje të tjera madhore. Kongresi mori disa vendime si dhe miratoi një kornizë kushtetuese të përkohshme si kanunorja, por në asnjë germë të vendimeve të tij, nuk u mor me çështjen e kryeqytetit. Pas mbarimit të punimeve të kongresit, Këshilli i Naltë dhe qeveria u nisën në Durrës ku do të vendoseshin dhe do ushtronin detyrat e tyre. Meqenëse Durrësi ishte i pushtuar forcat ushtarake italiane, këta nuk i lejuan institucionet e reja të hynin në këtë qytet. Të dy organet e larta bënë një mbledhje të përbashkët në Kavajë më 5 shkurt 1920, prej ku dolën me vendimin që të vendoseshin në Tiranë deri në zgjidhjen e çështjes së kryeqytetit. Si Këshilli i Naltë ashtu edhe qeveria nuk kishin tagër të caktonin kryeqytetin. Në këtë mënyrë, nga mbledhja e Kavajës, Tirana u bë kryeqytet i përkohshëm. Dita kur Këshilli i Naltë dhe Këshilli i Ministrave hynë në Tiranë, pra më 11 shkurt 1920, është nisja e jetës së Tiranës si kryeqytet, por për këtë datë nuk është marrë asnjë lloj vendimi.
Çështja e kryeqytetit si dhe e formës së regjimit ishin në qendër të fushatës zgjedhore të vitit 1923. Forcat politike të kësaj kohe kishin në programet e tyre që kryeqyteti i vendit të ishte një nga këto qytete: Shkodra, Tirana, Vlora dhe Elbasani. Ndërkohë Durrësi vazhdonte të ishte juridikisht kryeqytet i vendit. Përfundimisht kryeqytetin e vendosi Ahmet Zogu dhe forca e tij politike, e cila në Kuvendin Kombëtar miratoi kushtetutën e Republikës Shqiptare të vitit 1925. Ky është akti i parë zyrtar i caktimit të Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë”.
Ky është postimi i hsitorianit të njohur Kastriot Dervishi në Facebook. Ky reagim vjen pas deklaratës së kreut të bashkisë Erion Veliaj në emisionin Xing me Ermalin që Tirana u shpall kryeqytet nga Kongresi i Lushnjes.

 

Po ndodh

VIDEO/ Greqi, zbulohen pamjet e ekzekutimit të mikut të Alket Rizait

Alket Rizai mund të ndodhet në Shqipëri, policia greke konsideron pistën e re të kërkimit

17/09/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

“Mishi i pulës me 41 kg drogë”, kompania AMG Food përfitoi nga fondet e IPARD

17/09/2026
Hashim Thaçi dënohet me 25 vjet burg, i pafajshëm për krime kundër njerëzimit

Reagon Hashim Thaçi pas dënimit: Kosova të ruajë qetësinë përballë padrejtësisë

17/09/2026
Kuvendi i Shqipërisë, deklaratë për vendimin e gjykatës speciale për drejtuesit e UÇK

Kuvendi i Shqipërisë, deklaratë për vendimin e gjykatës speciale për drejtuesit e UÇK

17/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Greqi, zbulohen pamjet e ekzekutimit të mikut të Alket Rizait

Alket Rizai mund të ndodhet në Shqipëri, policia greke konsideron pistën e re të kërkimit

17/09/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

“Mishi i pulës me 41 kg drogë”, kompania AMG Food përfitoi nga fondet e IPARD

17/09/2026
Hashim Thaçi dënohet me 25 vjet burg, i pafajshëm për krime kundër njerëzimit

Reagon Hashim Thaçi pas dënimit: Kosova të ruajë qetësinë përballë padrejtësisë

17/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.750 artikuj gjithsej