Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

HISTORIA/ Nuk pranoi ndarjen, 27-vjeçari “i nxin jetën” ish-të dashurës

28/12/2016
HISTORIA/ Nuk pranoi ndarjen, 27-vjeçari “i nxin jetën” ish-të dashurës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një i ri, i cili me sa duket nuk e përballonte dot ndarjen, ka përndjekur ish-të dashurën për tetë muaj me radhë.
Pikërisht se vajza e kishte braktisur, ai dyshohet se ka zgjedhur të hakmerret ndaj ish-të dashurës duke ia nxirë jetën, raporton “Panorama”.
Policia bëri me dije ditën e djeshme se shtetasi Belmir Zotaj, 27 vjeç, prej tetë muajsh ka përndjekur dhe kërcënuar ish-të dashurën e tij, duke i kërkuar të rikthehej sërish me të.
Vajza nuk ka duruar më dhe e ka paditur atë në Polici, e pas kësaj u bë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Belmir Zotaj, banues në Durrës. Sipas Policisë, Zotaj akuzohet se prej një periudhe prej 8 muajsh ka kërcënuar dhe përndjekur fizikisht shtetasen N. K., 24 vjeçe, banuese po në Durrës.
“Për 8 muaj me radhë, një vajzë 24 vjeçe është kërcënuar e përndjekur nga një 27-vjeçar, duke i shkaktuar shqetësime të shumta”, sqaron Policia, ndërsa bëri të ditur arrestimin e të riut.

Vajza rrëfen për lidhjen me djalin
Prej rreth dy vitesh, dy të rinjtë nga Xhafzotaj i Durrësit kishin pasur një lidhje, e cila është prishur nga 24-vjeçarja tetë muaj më parë. Ai i punësuar në një firmë transporti, ndërsa ajo si menaxhere në një tjetër kompani, pas një lidhjeje disamujore kishin vendosur të bashkëjetonin.
Pasi bashkëjetuan për disa muaj bashkë, për arsye të ndryshme vajza kërkon të ndahet nga 27-vjeçari. Ky i fundit e ka refuzuar kërkesën e vajzës dhe ka tentuar ta bëjë sërish për vete. Por kur konstatoi se vajza nuk po ndryshonte qëndrim, vendosi të ndryshonte vetë strategji.
Kur kuptoi se ajo nuk po ndryshonte qëndrim pavarësisht lutjeve të shumta që i kishte drejtuar, 27-vjeçari provoi të ushtronte dhunë psikologjike te 24-vjeçarja. Vajza ka deklaruar se ish-i dashuri e përndiqte thuajse çdo ditë, ndërkohë që ajo dilte nga shtëpia për të shkuar në punë, dhe e kërcënonte sistematikisht.
“Kam pasur një lidhje për disa kohë me Belmirin (Belmir Zotaj), por rreth tetë muaj më parë u ndamë. I kërkova të ndahesha pasi konstatova se lidhja nuk po funksiononte, por ai nuk pranoi. Unë e kisha vendosur. Nuk dua të kthehem më me të. Pasi nuk arriti të më bindte, ai nisi të më përndiqte dhe më kërcënonte. Prej tetë muajsh më përndjek duke mos më lënë për asnjë moment të qetë. Po ma nxin jetë, më shfaqet përpara kudo që shkoj, prandaj dua ta denoncoj”, ka pohuar ndër të tjera 24-vjeçarja në Polici.
Dëshmia e saj është administruar në dosje në cilësinë e provës për akuzat e ngritura ndaj autorit të ngjarjes, Belmir Zotaj. Nga ana tjetër, ky i fundit, pas arrestimit, mësohet se nuk e ka pranuar akuzën, duke pretenduar se gjithnjë ka komunikuar normalisht me ish-të dashurën pa i cenuar asaj jetën e saj dhe lirinë. Panorama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026
DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

LE FIGARO/ Protesta, të gjithë shqiptarët denoncojnë një sistem mafioz

10/08/2026
HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ Pezullohet i gjithë zinxhiri komandues i policisë kur u ndërtua pa leje në Qeparo

10/08/2026
QEPARO/ IKMT shemb objektin 4-katësh pa leje, referohen materialet në Prokurori

QEPARO/ IKMT shemb objektin 4-katësh pa leje, referohen materialet në Prokurori

10/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026
DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

LE FIGARO/ Protesta, të gjithë shqiptarët denoncojnë një sistem mafioz

10/08/2026
HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ Pezullohet i gjithë zinxhiri komandues i policisë kur u ndërtua pa leje në Qeparo

10/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.