Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

HIMARË/ Pezullohet i gjithë zinxhiri komandues i policisë kur u ndërtua pa leje në Qeparo

10/08/2026
HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo
Share on FacebookShare on Whatsapp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka urdhëruar pezullimin nga detyra të katër punonjësve të Komisariatit të Policisë Himarë, të cilët kanë qenë në detyrë gjatë periudhës kur në Qeparo u ndërtua një objekt 5-katësh pa leje.

Vendimi është marrë nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, ndërsa ndaj punonjësve ka nisur edhe hetimi disiplinor.

Të pezulluar janë Nënkomisari Ferit Merkaj, ish-shef i Komisariatit të Policisë Himarë, aktualisht në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë; Komisari Emiljano Prenga, ish-shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Volum në Himarë; Nënkomisari Klodjan Petani, ish-specialist për Hetimin e Krimit në zonën policore nr. 1, si dhe Inspektori Redin Çaushaj, me detyrë Ndihmës/Specialist SPZ në të njëjtën zonë.

Masa ndaj tyre vjen pas konstatimit të një objekti me një kat nëntokë dhe katër kate mbi tokë, të ndërtuar pa leje në vendin e quajtur “Sugë”, në Qeparo.

Për ndërtimin është arrestuar një 39-vjeçar nga Laçi, ndërsa tre punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë, kryeinspektori dhe dy inspektorë, janë shpallur në kërkim për “shpërdorim detyre”.

Sipas Policisë së Shtetit, nga verifikimet paraprake ka rezultuar se ndërtimi i objektit kishte nisur në dhjetor të vitit 2025. Pavarësisht kësaj, nga Komisariati i Policisë Himarë nuk janë marrë masa për parandalimin e ndërtimit apo për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personit që kryente punimet.

Pezullimi i katër punonjësve do të shoqërohet me hetim disiplinor për të përcaktuar përgjegjësitë individuale.a.b

Po ndodh

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

31/08/2026
“Çmimet e ushqimeve janë rritur 5.2 herë më shumë se në BE-së. Merrni shembullin e Greqisë”

“Çmimet e ushqimeve janë rritur 5.2 herë më shumë se në BE-së. Merrni shembullin e Greqisë”

31/08/2026
FOTO & EMRI/ Elbasan, kush është biznesmeni i njohur që përplasi policinë me makinë të blinduar

VLORË/ I arrestuar për vjedhje, 32-vjeçari humb jetën në dhomën e izolimit

31/08/2026
Ekzekutohet në Itali 69-vjeçari, ish bos i Camorrës

Ekzekutohet në Itali 69-vjeçari, ish bos i Camorrës

31/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

31/08/2026
“Çmimet e ushqimeve janë rritur 5.2 herë më shumë se në BE-së. Merrni shembullin e Greqisë”

“Çmimet e ushqimeve janë rritur 5.2 herë më shumë se në BE-së. Merrni shembullin e Greqisë”

31/08/2026
FOTO & EMRI/ Elbasan, kush është biznesmeni i njohur që përplasi policinë me makinë të blinduar

VLORË/ I arrestuar për vjedhje, 32-vjeçari humb jetën në dhomën e izolimit

31/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.