Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Lavdije Nela, bashkëshortja e poetit disident Havzi Nela, ka mbajtur një fjalim para Kryeministrisë, në protestën kundër qeverisë së Edi Ramës.

Havzi Nela u ekzekutua nga regjimi komunist më 10 gusht 1988, duke u varur në qendër të qytetit të Kukësit. Lavdije Nela, e cila vuajti edhe vetë dënimin me burg gjatë regjimit komunist, tha se prej 35 vitesh pret që kryeministri Edi Rama të kërkojë falje për firmën e babait të tij, Kristaq Rama, lidhur me ekzekutimin e poetit.

“Jam Lavdije Nela, ish-e burgosur politike. U burgosa së bashku me burrin tim, Havzi Nela. U dënova me 10 vite burg, ndërsa burri im me burg të përjetshëm në kampet e Spaçit dhe Kukësit, deri më 10 gusht 1988”, u shpreh ajo.

Nela përmendi vendimin e regjimit komunist për ekzekutimin e bashkëshortit të saj dhe akuzoi familjen e kryeministrit për mungesë reflektimi ndaj së kaluarës.

“Kam pritur prej 35 vitesh nga Rama të kërkojë falje që babai i tij vari poetin Havzi Nela. Jo vetëm që nuk e bëri, por kërkoi përulje nga deputetët për babain e tij”, deklaroi ajo.

Duke iu drejtuar protestuesve, Nela tha se nuk kërkon hakmarrje, por drejtësi, ndërsa vlerësoi protestat e zhvilluara prej 72 ditësh.

“Ju jeni fëmijët e mi e të Havzi Nelës, sepse po çoni para kauzën tonë”, tha ajo.

Nela u bëri thirrje të rinjve të vijojnë angazhimin për ndërtimin e një Shqipërie të re, ndërsa nga podiumi i protestës iu drejtua drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama.

“Së bashku me ju i drejtohem kryeministrit nga kjo tribunë: Rama, jep dorëheqjen! Largohu dhe përballu me drejtësinë”, u shpreh ajo.

Në përfundim, Lavdije Nela kritikoi ashpër qeverinë Rama, duke e akuzuar për lidhje me krimin dhe korrupsionin, ndërsa kërkoi ndryshim të drejtimit politik të vendit.

“Do ta shpëtoni Shqipërinë nga kjo qeveri. Nuk na duhet kjo qeveri e krimit dhe vrasjes, drogës që punon vetëm për 10 veta”, deklaroi ajo.

Po ndodh

Protestë në Vaun e Dejës pas vdekjes së dy të rinjve, motra e Sokol Prekës: Shkuan për kafe dhe nuk u kthyen më

Protestë në Vaun e Dejës pas vdekjes së dy të rinjve, motra e Sokol Prekës: Shkuan për kafe dhe nuk u kthyen më

01/09/2026
ALARMI/ Shqiptarët hanë mish me ngjyrues, gjalpë me vaj palme dhe qumësht me toksina

Shqiptarët, 3 herë më shumë shpenzime për ushqime se sa evropianët e BE

01/09/2026
Vdes papritur në Florida ish-e dashura e Charles McGonigal, kishte denoncuar ish-zyrtarin e FBI-së

Vdes papritur në Florida ish-e dashura e Charles McGonigal, kishte denoncuar ish-zyrtarin e FBI-së

01/09/2026
Tre të vrarë në një poligon qitjeje në Mal të Zi, shpallen dy ditë zie kombëtare

Tre të vrarë në një poligon qitjeje në Mal të Zi, shpallen dy ditë zie kombëtare

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protestë në Vaun e Dejës pas vdekjes së dy të rinjve, motra e Sokol Prekës: Shkuan për kafe dhe nuk u kthyen më

Protestë në Vaun e Dejës pas vdekjes së dy të rinjve, motra e Sokol Prekës: Shkuan për kafe dhe nuk u kthyen më

01/09/2026
ALARMI/ Shqiptarët hanë mish me ngjyrues, gjalpë me vaj palme dhe qumësht me toksina

Shqiptarët, 3 herë më shumë shpenzime për ushqime se sa evropianët e BE

01/09/2026
Vdes papritur në Florida ish-e dashura e Charles McGonigal, kishte denoncuar ish-zyrtarin e FBI-së

Vdes papritur në Florida ish-e dashura e Charles McGonigal, kishte denoncuar ish-zyrtarin e FBI-së

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.