Këshilltarët e Durrësit kanë rrëzuar buxhetin e kësaj bashkie për vitin 2017.
Kanë qenë këshilltarët e PD dhe të LSI, të cilët kanë bashkuar votat, duke mos miratuar buxhetin.
Mbledhja e sotme e këshillit bashkiak të Durrësit, u karakterizua nga debate të shumta mes këshilltarëve të PD e LSI, me kryebashkiakun Vangjush Dako.





