Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tregu i Krishtlindjeve rihapet në Berlin

22/12/2016
Tregu i Krishtlindjeve rihapet në Berlin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Tregu i krishtlindjeve në Berlin është rihapur sot, vetëm tre ditë pas sulmit ku humbën jetën 12 persona.
Ajo që vihet re janë masat e shumta të sigurisë, blloqet e betonit të vendosura në disa prej hyrje-daljeve të tregut dhe disa njerëz që vizitojnë zonën pavarësisht sulmit që tronditi të gjithë vendin.
Masa të ngjashme sigurie janë ndërmarrë edhe në tregje të tjera në të gjithë vendin me qëllim  parandalimin e  sulmeve të tjera terroriste.
Sakaq policia gjermane vijon të jetë në kërkim të të dyshuarit si autori i ngjarjes, një azil kërkues nga Tunizia, i identifikuar si Anis Amri, pas gjetjes së dokumenteve të tij në kamionin që shkaktoi tragjedinë.
Komandot e policisë gjermane kanë bastisur dy apartamente në lagjen Kreuzberg të Berlinit  të enjten në mëngjes, por nuk kanë gjetur gjurmë të tunizianit të dyshuar për sulmin vdekjeprurës.
Hetuesit besojnë se  Amri mund të ketë qenë në një nga dy apartamentet dhe për këtë arsye kanë vendosur edhe një oficer sigurie për të mbikëqyrur njërin prej apartamenenteve në të cilin besohet se ka jetuar i dyshuari.
Lajmi se gjatë bastisjes janë arrestuar katër të dyshuar është mohuar nga një zëdhënës i kryeprokurorit federal german.
Anis Amri, 24 vjeç, ishte monitoruar më herët gjatë këtij viti me dyshimet se po planifikonte një vjedhje për të blerë më pas armatime, por për shkak të mungesës së provave, mbikëqyrja u hoq.
Përpara se të hynte në Gjermani, i riu kishte kaluar katër vite në një burg italian për zjarrvënie të qëllimshme.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 57/“Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”

DITA 57/“Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”

26/07/2026
Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

26/07/2026
Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 57/“Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”

DITA 57/“Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”

26/07/2026
Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

26/07/2026
Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.