Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ja cfarë deklaroi shqiptari që jetoi me terroristin Anis Amri në Shqipëri

22/12/2016
Ja cfarë deklaroi shqiptari që jetoi me terroristin Anis Amri në Shqipëri
Share on FacebookShare on Whatsapp

Teksa një operacion i gjerë është duke u zhvilluar në Europë, për arrestimin e autorit të dyshuar të masakrës së Berlinit, gazetarët e BBC kanë shkuar në ndërtesën, 24 – vjeçari tunizian, Anis Amri ka jetuar.

Ai kishte një dhomë të vogël në një ndërtesë sëbashku me 16 emigrantë të tjerë të shpërndarë në dy kate. Gazetari i BBC intervistoi refugjatë nga Shqipëria dhe Iraku, të cilët u përgjigjën se dinin shumë pak për Anis Amri, i cili kishte qëndruar në këtë vend për një kohë të shkurtër.

“Nuk e njoh fytyrën e tij”, shprehet Andi, i riu nga Shqipëria, kur gazetari i tregoi një foto të autorit të dyshuar të Berlinit.

“Por kemi biseduar për sulmin me refugjatët e tjerë dhe sesi ky person kishte lidhje me xhihadistët këtej. Ndoshta ka patur vërtetë. Është e tmerrshme. Askush këtu nuk di shumë rreth tij”.

BBC shkruan se në muret e koridorit gjendet një shenjë e sëastikas, si provë e ndjenjës kundër emigrantëve. Këta të fundit shpjegojnë se ajo është vizatuar nga banorët e zonës dy muaj më parë.

Ndërkohë, të dhëna të reja kanë dalë në dritë për 24 – vjeçarin nga Tunizia, i cili të hënën në mbrëmje i mori jetën 12 personave dhe plagosi 49 të tjerë, pasi u fut me kamion në tregun e Krishtlindjes në Berlin.

Amri kishte qenë nën monitorimin e autoriteteve gjermane në fillim të këtij viti, pasi dyshohej se po planifikonte një grabitje, paratë e të cilave do t’i përdorte për të blerë armë. Por për shkak të mungesës së provave survejimi u hoq.

Përpara se të hynte në Gjermani, ai kishte qenë në burg për 4 vite në Itali, për zjarrvënie.

Aktualisht për Amrin ka një urdhër europian arresti pasi dokumentet e tij u gjetën në kamionin e përdorur në masakër, ndërsa autoritetet shprehen se ai mund të jetë i armatosur dhe i rrezikshëm.

Dyshohet se 24 – vjeçari mund të ketë mbetur i plagosur gjatë përleshjes me shoferin polak të kamionit, i cili u gjet i vdekur në të.

Mediat gjermane raportuan se Amri kishte jetuar herë pas here në Dortmund. Banorët atje e njohën nga fotot dhe treguan se ai shpenzonte kohë me një gjerman me origjinë nga Serbia, i cili u arrestua muajin e shkuar pas dyshimeve se kishte lidhje me ISIS. /tvklan.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 71/ “Intelektualët, mësuesit dhe fermerët të dalin në shesh”

DITA 71/ “Intelektualët, mësuesit dhe fermerët të dalin në shesh”

09/08/2026
Reagim nga Prishtina dhe Tirana për deklaratën e Zelensky për Kosovën

Reagim nga Prishtina dhe Tirana për deklaratën e Zelensky për Kosovën

09/08/2026
Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

09/08/2026
Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

09/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 71/ “Intelektualët, mësuesit dhe fermerët të dalin në shesh”

DITA 71/ “Intelektualët, mësuesit dhe fermerët të dalin në shesh”

09/08/2026
Reagim nga Prishtina dhe Tirana për deklaratën e Zelensky për Kosovën

Reagim nga Prishtina dhe Tirana për deklaratën e Zelensky për Kosovën

09/08/2026
Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

09/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.