Rezar Taci nuk do të ketë të drejtë të drejtojë më një shoqëri tregtare nëse propozimi i Prokurorisë së Tiranës do të merret parasysh nga gjykata.
Taci po hetohet për akuzën e mospagimit të taksave. Një ndër personat më të pasur në Shqipëri deri nga viti 2010, tani ka mbyllur pothuajse të gjithë bizneset në vend dhe ushtron zanatin jashtë Shqipërisë.
Prokuroria e Tiranes pas hetime ka bërë edhe konkluzionet. Për veprën penale të shmangies së tatimeve, akuza kërkon 10 milionë leke gjobe per Rezar Tacin dhe heqjen e te drejtes per te ushtruar funksione drejtuese ne shoqeri tregtare.
Në fakt këtë të fundit Taci nuk e ushtron në Shqipëri por jashtë vendit.





