Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Përfituan tokë me dokumenta false, Prokuroria e Vlorës sekuestron mijëra metra katrorë kullotë

19/12/2016
Përfituan tokë me dokumenta false, Prokuroria e Vlorës sekuestron mijëra metra katrorë kullotë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rreth 950 mijë metra katrorë tokë kullotë dhe pyll janë sekuestruar nga Prokuroria e Vlorës në zonën e fshatit Peshkëpi, e dyshuar si e përfituar në bazë të dokumentave të fallsifikuar.
Gjykata e Vlorës pranoi kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e kësaj prone, të regjistruar në emër të trashëgimtarëve të Refat Shanaj, pasi është krijuar dyshimi i arsyeshëm, bazuar në prova, se është përfituar në bazë të një serie fallsifikimi dokumentash thotë prokuroria.

NJOFTIMI I PROKURORISË:
Prokuroria e Vlorës nisi hetimin në bazë të materialit referues të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në bazë të rekomandimeve të Task-Forcës së ngritur pranë Këshillit të Ministrave.
Në bazë të hetimeve të deritanishme të kryera nga ana e Prokurorisë së Vlorës, rezulton se:
Me vendimin nr. 3, datë 01.11.1996, të Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave Vlorë, trashëgimtarëve ligjorë të subjektit Refat Shakaj, shtetasve Nuri e Namik Shakaj, u është njohur dhe kthyer sipërfaqja prej 94.9 Ha, e përbërë nga 87.6 Ha kullotë dhe 7.2 Ha pyll, ndodhur në Peshkëpi, Vlorë. Ky vendim bazohet ndër të tjera në dokumentin “Dëshmi vërtetimi”, lëshuar në emër të Pleqësisë së Katundit Drashovicë, datë 23/IX/1941/, dalë në emër të Arkivit Qëndror Shqiptar. Sipas këtij dokumenti, administruar kopje e noterizuar në dosjen e K.K.K.P. Vlorë, shtetasi Refat Shanaj zotëron dhe posedon pronat e mësipërme.
Nga hetimi rezulton se, Arkivi Qendror Shtetëror nuk e ka konfirmuar autenticitetin e dokumentit të mësipërme “Dëshmi vërtetimi”, lëshuar në emër të Pleqësisë së Katundit Drashovicë, datë 23/IX/1941/. Ky institucion ka nxjerrë nga arkivi i tij dokumentin “Vërtetim”, i cili bazohet në deshminë e lëshuar nga Pleqësia e Katundit Peshkëpi. Sipas këtij dokumenti arkivor, shtetasi Refat I. dhe jo shtetasi Refat Shakaj, nga Katundi Peshkëpi, ka nën sundimin e tij qysh më shumë se gjashtë vitesh disa pasuri të paluajtshme në
Nga krahasimi i dy dokumenteve të mësipërme, rezulton se, ka një mospërputhje të sipërfaqeve të poseduara nga ish pronari Refat Shanaj. Në asnjë prej këtyre dokumenteve nuk shprehet që shtetasi Refat Shanaj posedon sipërfaqet 87.6 ha kullotë dhe 7.2 ha pyll.
Faktet më lart janë konfirmuar nga Arkivi Qendror Shtetëror edhe me shkresat dërguar Prokurorisë Vlorë.
Në funksion të hetimeve të plota dhe të gjithanshme mbi pronësinë e shtetasit Refat Shakaj mbi pronën e kthyer sipas vendimit të mësipërm të K.K.K.P.Vlorë, janë kërkuar e marrë të dhëna edhe nga Këshilli i Qarkut Vlorë, i cili me shkresën nr. 127/1 prot., datë 11.02.2016, ka informuar se në emër të shtetasit Refat Shakaj nuk rezulton listë pronësie tokësore dhe as skicë përkatëse.
Pra, del që “Dëshmi vërtetimi”, lëshuar në emër të Pleqësisë së Katundit Drashovicë, datë 23/IX/1941/XX, nuk është i vërtetë, por është i falsifikuar.
Megjithatë, pavarësisht sa më lart, vendimi nr. 3, datë 01.11.1996, i Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave Vlorë është regjistruar pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, datë 15.08.2007, në emër të trashëgimtarëve të Refat e Isuf Shakaj. Me datë 15.08.2007, për këtë pasuri është është lëshuar vërtetim pronësi nga Zyra Vendore e Regjistrimit të pasurive të Paluajtshme Vlorë.
Nga sa më lart, provohet se Vendimi nr. 3, datë 01.11.1996, i Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave Vlorë, është marrë mbi bazën e dokumentit ligjorë të falsifikuar “Dëshmi vërtetimi”, lëshuar në emër të Pleqësisë së Katundit Drashovicë, datë 23/IX/1941/. Për rrjedhim, vendim i Komisionit Vendor të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave Qarkut Vlorë, është së paku me përmbajtje të falsifikuar, pasi ka prejardhjen nga një dokument i falsifikuar. Më pas, me anë të vendimit të KKKP Vlorë me përmbajte të falsifikuar është kryer në vitin 2007 regjistrimi i pasurisë së paluajtshme të kthyer pranë Z.V.R.P.P. Vlorë dhe lëshuar vërtetim pronësie për të, të cilët gjithashtu përmbajnë të dhëna të rreme, pasi bazohen në dokumente të falsifikuara. DRONI.al
                                     
                                                             

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 71/ “Intelektualët, mësuesit dhe fermerët të dalin në shesh”

DITA 71/ “Intelektualët, mësuesit dhe fermerët të dalin në shesh”

09/08/2026
Reagim nga Prishtina dhe Tirana për deklaratën e Zelensky për Kosovën

Reagim nga Prishtina dhe Tirana për deklaratën e Zelensky për Kosovën

09/08/2026
Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

09/08/2026
Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

09/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 71/ “Intelektualët, mësuesit dhe fermerët të dalin në shesh”

DITA 71/ “Intelektualët, mësuesit dhe fermerët të dalin në shesh”

09/08/2026
Reagim nga Prishtina dhe Tirana për deklaratën e Zelensky për Kosovën

Reagim nga Prishtina dhe Tirana për deklaratën e Zelensky për Kosovën

09/08/2026
Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

09/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.