Sot rreth orës 14:00 në Durrës mjeti tip Benz, me targa AA 513 LI, me drejtues shtetasin A. A. 52 vjeç, banues në Durrës, ka aksidentuar një këmbësore .
Për pasojë shtetësja P.D. , banuese në Rrashbull ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.
Njoftohet se është rreth 55 vjeçe, me flokë ngjyrë të zeza, të shkurtra.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për veprime të mëtejshme si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





