Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

HISTORIA/ Tiranë, zbulon tradhtinë e burrit dhe të dashurën e tij shtatzënë, bashkëshortja e biznesmenit hakmerret në spital

17/12/2016
HISTORIA/ Tiranë, zbulon tradhtinë e burrit dhe të dashurën e tij shtatzënë, bashkëshortja e biznesmenit hakmerret në spital
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një grua rreth të pesëdhjetave ka marrë vesh se bashkëshorti i saj biznesmen kishte krijuar lidhje intime me një tjetër grua, punonjëse në kompaninë e tij. Tronditja dhe acarimi i marrëdhënies në çift ka qenë më i madh kur gruaja ka mësuar se partnerja e re e të shoqit priste një fëmijë nga ai.
Pas këtij momenti, dy gratë janë takuar disa herë. Në këto takime, mes sharjesh e ofendimesh, ato i kanë kërkuar njëra-tjetrës reciprokisht “hiq dorë” nga biznesmeni.
Nuk bëhet fjalë për skenarin e ndonjë seriali televiziv, por për një histori të ndodhur vitin e kaluar në Tiranë.
Gruaja e biznesmenit ka përfunduar si e pandehur në gjykatën e kryeqytetit, për shkak se gjatë “përplasjes” me të dashurën e të shoqit, ka konsumuar një vepër penale. Situata e bërë shkak për procedimin penal ka qenë një moment kur bashkëshortja e biznesmenit ka shkuar në spitalin ku kishte lindur tjetra dhe është përplasur me familjarët e saj.
Fillimisht dosja ndaj të pandehurës K. E., ka shkuar në gjykatë për akuzën e “përndjekjes”.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata ka vlerësuar se e pandehura duhej të fajësohej për “kanosje” dhe të dënohej me 300 mijë lekë gjobë.

Historitë e lidhjeve të biznesmenit
Referuar vendimit të Gjykatës, gjatë debatit gjyqësor, e pandehura K. E., ka pretenduar se bashkëshorti i saj bashkëjetonte me të, ndërsa në deklarimet e saj shtetasja H. K., ka pretenduar se ai ishte ndarë nga bashkëshortja dhe se jetonin bashkë prej shumë kohësh. Vetë bashkëshorti i të pandehurës ka pranuar se ka jetuar me të pandehurën dhe se njëkohësisht ka pasur marrëdhënie edhe me shtetasen H. K. Sipas Gjykatës, kjo mënyrë jetese ka qenë edhe shkaku i krijimit të një marrëdhënieje të vështirë dhe konfliktuale midis të pandehurës K. E., dhe shtetases H. K.
Për shkak se dy femrat pretendonin bashkëjetesën me biznesmenin dhe ky i fundit kishte preferuar të mbante njëkohësisht edhe martesën, edhe marrëdhënien paralele, gjatë vitit 2015 ka pasur të paktën dy takime, si edhe komunikime telefonike apo elektronike midis të pandehurës dhe shtetases H. K. Marrëdhënia ka mbetur e tensionuar dhe ato i kanë kërkuar njëra-tjetrës lënien e biznesmenit.

Kanosja në spital
Në një nga muajt e fundit të vitit të kaluar, shtetasja H. K. është shtruar në maternitet për të marrë asistencën e duhur mjekësore për lindjen e fëmijës. Ky fakt është mësuar nga gruaja e biznesmenit, e pandehura K. E., e cila ka shkuar në ambientet e këtij spitali. Gjatë kohës që e dashura e të shoqit ka qenë nën kujdesin e mjekëve, e pandehura ka tentuar të futej në dhomën e saj. Kjo “dëshirë” e saj është ndërprerë nga familjarët e të parës.
Situata është tensionuar dhe familjarët e H. K. kanë kërkuar edhe ndihmën e personelit të sigurisë së spitalit, të cilët kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën dhe e kanë shoqëruar të pandehurën jashtë ambienteve të spitalit.
“Pavarësisht se e pandehura nuk ka arritur të komunikojë me shtetasen H. K., ajo u është drejtuar familjarëve të afërt të saj me fjalët se ‘ai është fëmijë kopil, është zënë në motele, se i ati ishte burri i saj’ etj”, thuhej në vendimin e Gjykatës.
Situata është përsëritur edhe të nesërmen e asaj date, duke krijuar një klimë frike tek e dëmtuara H. K. dhe familjarët e saj për jetën dhe shëndetin e të dëmtuarës apo fëmijës që po lindte.
Për këtë shkak, veç ndihmës së personelit, kanë kërkuar edhe ndihmën e policisë, si dhe kanë paraqitur kallëzim penal ndaj saj.  Panorama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

09/08/2026
Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

09/08/2026
Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

09/08/2026
Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

09/08/2026
Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.