Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dosja e Klement Çalës, mikut të Ilir Kupës, afron gjykimi për shqiptarin e arratisur nga Trikalla

16/12/2016
Dosja e Klement Çalës, mikut të Ilir Kupës, afron gjykimi për shqiptarin e arratisur nga Trikalla
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria për Krime të Rënda dërgon për gjykim kërkesën ndaj shtetasit Klement Çala, i akuzuar për veprat penale të “vrasjes me dashje të punonjësit të policisë”, mbetur në tentativë, dy herë, si edhe për veprat penale të krijimit të organizatës kriminale, largimit nga burgu dhe armëmbajtje pa leje, për ngjarjet e ndodhur në burgun e Trikalas në Greqi, në mars 2013.
I pandehuri, së bashku me disa të burgosur të tjerë, ndër të cilët edhe Ilir Kupa dhe Fatos Sulaj, të dënuar tashmë në Shqipëri për këtë ngjarje, kanë organizuar dhe realizuar arratisjen nga burgu dhe kanë tentuar të vrasë dy prej policëve roje të atij institucioni.
Pas arratisjes nga burgu, nuk është bërë i mundur arrestimi i tij dhe autoritetet greke kanë kërkuar transferimin e procedimit penal ndaj tij në Shqipëri. Hetimi u zhvillua nga Prokuroria për Krime të Rënda, në mungesë të të pandehurit.
Në bazë të hetimeve, ka rezultuar se:
Me date 22.03.2013, persona te panjohur qe kishin hipur ne nje makine tip VAN, i jane afruar territorit rrethues te burgut dhe, pasi jane diktuar nga policet e sherbimit te burgut, kane dale nga automjeti, duke mbajtur arme dhe bomba dore dhe me perdorimin e tyre kane qelluar kunder policeve dhe gardianeve te jashtem te burgut. Perleshja e armatosur ka zgjatur per rreth 30 minuta. Gjate shkembimit te zjarrit, disa te burgosur te pavjonit C2 te burgut,  kryesisht me origjine shqiptare midis te cileve dhe shtetasi nën hetim Klement Çala,  te cilet me pare kishin prere kangjellat e dritares, kane dale ne territorin e brendeshem te burgut, jane ngjitur ne tarrace duke perdorur shkalle te sajuara dhe te pershtatura dhe kane dale nga burgu duke kapercyer edhe rrethimin e jashtem. Ka rezultuar se disa nga te burgosurit e arratisur jane larguar drejt godinave dhe te tjere jane larguar pasi kane hipur ne automjetin e tipit VAN. Automjeti me te cilin ata jane larguar, eshte gjetur me pas i djegur ne nje zone bujqesore dhe ka qezultuar se ishte denoncuar i vjedhur ne dt. 19.03.2013. Ne ngjarje kane mbetur te plagosur dy prej gardianeve te burgut dhe nje prej te burgosurve shqiptare, shtetasi E. Sinani i cili me pas ka gjetur vdekjen ne dt. 02.07.2013, si rrezultat i plageve me arme zjarri.
Shtetasi Klement Çala nuk është kthyer me ne burgun ku vuante denimin dhe ndaj tyre, nga Gjykata e Shkalles se Pare Trikala, eshte nxjerre urdheri i arrestit  nr. 41/2013.
Nga materialet e derguara ka rezultuar se ne Greqi shtetasi Klement Çala ka qene ne ndjekje penale, si i dyshuar per kryerjen e disa vepra penale te parashikuara nga Kodi Penal grek dhe konkretisht; “Vrasjes me dashje” të kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Kanosje për shkak të detyrës” të kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 238 e 25 i Kodit Penal, “Vjedhje me dhunë” të kryer në bashkëpunim, të mbetur në tentativë “Vjedhje me armë” të kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” të kryer në bashkëpunim, të “Organizatës kriminale”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Në përfundim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur në burgun e Trikalës, Prokuroria për Krime të Rënda e akuzon të pandehurin Klement Çala për
– “Vrasjes  me dashje e kryer ndaj  punonjesit te policise”, mbetur në tentativë ndaj gardianit të burgut Karras Konstatinos.
– “Vrasjes  me dashje e kryer ndaj  punonjesit te policise”, mbetur në tentativë ndaj gardianit të burgut Dhimitros Michail.
– “ Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
– “Krijimi I Grupit të strukturuar Kriminal”
– “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar Kriminal”,
– “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake“

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

09/08/2026
Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

09/08/2026
Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

09/08/2026
Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

09/08/2026
Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.