Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Blendi Fevziu: Ministri që udhëtoi me Klement Balilin në Dubai

16/12/2016
Blendi Fevziu: Ministri që udhëtoi me Klement Balilin në Dubai
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë befasuese në emisionin Opinion. Duke folur për Klemend Balilin dhe mosarrestimin e tij, ai ka deklaruar se disa kohë më parë, sipas sistemit TIMS, Klemend Balili ka udhëtuar nga Shqipëria në drejtim të Dubait i shoqëruar nga një ministër aktual i qeverisë së majtë, shkruan gazetari Blendi Fevziu.

Hoxha nuk ka dhënë më shumë detaje, por ai ka sqaruar se këtë fakt e di edhe prokuroria që e ka ndeshur gjatë hetimeve dhe madje ai e ka përmendur për herë të parë po në emisionin Opinion në Maj 2016, thotë drejtuesi i emisionit Opinion.

Hoxha sqaroi se në kohën e udhëtimit, Balili nuk ishte në kërkim, madje me gjasë ka qenë një zyrtar i qeverisë, por shoqërimi me një ministër, mund të hapë debate mbi mbështetjen politike të tij. Edhe pse në atë kohë, Balili nuk kishte asnjë aktivitet brenda territorit shqiptar dhe as ndonjë llogari të hapur me ligjin.

Hoxha nuk sqaroi se kush është Ministri. Por ai garantoi se ky fakt është i vërtetë dhe dihet nga autoritetet. Nuk dua as ta paragjykoj dhe as ta konfirmoj Artan Hoxhën, por deklarata e tij kërkon një verifikim më të plotë. Nëse ajo është e vërtetë, ngre një seri pyetjesh thelbësore:

Cili është pra Ministri që ka udhëtuar nga Tirana në Dubai me Balilin?

Cili ka qene shkaku i udhëtimit?

Dhe cfarë i lidhte këta dy persona?

Asnjë përgjigje nuk jepet për këto pikëpyetje. Madje as organet kompetente që duhej të shpreheshin në këtë rast, as e kanë pranuar dhe as përgënjeshtruar këtë deklaratë që përsëritet për të dytën herë. Nëse Hoxha e ka informacionin të gabuar, është problem i tij. Por nëse informacioni i Hoxhës është i vërtetë ai meriton një tjetër trajtim dhe hap një tjetër pistë në hetimet për Klemend Balilin.

Akoma më tepër, media që qëmton cdo lajm në këtë drejtim kësaj herë thuajse heshti dhe deklarata e Hoxhës, kaloi o pa u botuar askund, ose me ndonjë botim periferik. Nuk dihet se përse vëmendja e portaleve qe kaq e vagullt këtë herë dhe shpresoj shumë që kjo të jetë thjeshtë një pavëmendie nga ato që krijohen nga ritmi i madh i punës, përfundon Fevziu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

09/08/2026
Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

09/08/2026
Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

09/08/2026
Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

09/08/2026
Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.