Prokurori amerikan Gjon Junçaj ka shkuar sot, që herët në mëngjes në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla për mosarrestimin e trafikantit të shumëkërkuar Kelmend Balili.
Lidhur me këtë “vizitë”, ende nuk ka një njoftim zyrtar, ndërsa mësohet se objekt i bisedës kanë qenë procedurat për lëshimin e urdhrit të arrestit ndaj Balilit.
Dje edhe ambasadori i SHBA Donald Lu kritikoi ashpër policinë shqiptare duke thënë se ka dështuar për arrestimin e “Eskobarit të Ballkanit”.
Prokurori amerikan Gjon Junçaj ndodhet në Shqipëri për të asistuar në zbatimin e reformës në drejtësi.





