Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kamëz, Xhelal Mziu përuron një rrugë në Paskuqan, përfitojnë 50 mijë banorë

15/12/2016
Kamëz, Xhelal Mziu përuron një rrugë në Paskuqan, përfitojnë 50 mijë banorë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, përuroi sot nisjen e punimeve në segmentin e tretë të rrugës me gjatësi 7 km “Demokracia” në Paskuqan.
Me nisjen e këtyre punimeve përmbyllet i gjithë procesi për investimin kryesor të bashkisë Kamëz në vitin 2016. Nga an tjetër, me këtë përurim, kryebashkiaku i Kamzës bën realitet premtimin e bërë në zgjedhjet e fundit vendore, duke bërë të mundur zgjidhjen e një prej çështjeve më të debatuara në territorin e kësaj bashkie të re, së cilës i është bashkëngjitur ish-komuna e Paskuqanit pas reformës administrative-territoriale.
Gjatë përurimit, Mziu konfirmoi përpara banorëve të Njësisë Administrative të Paskuqanit se me gjithë pengesat burokratike nga ana e strukturave të qeverisjes qendrore u bë e mundur që krahas këtij segmenti rrugor, të zhbllokohet situata edhe për dy segmentet e tjera, duke plotësuar të gjithë investimin për rrugën “Demokracia”, e cila ka një gjatësi të konsiderueshme, rreth 7km.
Kryebashkiaku Mziu theksoi në fjalën e tij se nëpërmjet këtij investimi janë përfitues rreth 50.000 banorë të Paskuqanit, por edhe një pjesë dërrmuese e banorëve të Tiranës. Gjithashtu, realizimi i këtij investimi madhor nxit edhe një herë klimën favorizuese për biznesin, çka do të thotë rritje e të punësuarve.
Krahas këtyre, kreu i bashkisë theksoi se nesër miratohet buxheti për vitin 2017, në të cilin është planifikuar që 60% e tij të shkojë për investime. Ndërkaq, 60% e këtyre investimeve do të jenë përsëri në Njësinë Administrative të Paskuqanit, për të përafruar standardet e kësaj njësie me bashkinë Kamëz.
kamez, inaugurimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

09/08/2026
Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

09/08/2026
Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

09/08/2026
Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

09/08/2026
Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.