Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Evakuimi në Aleppo, tragjedi në cdo hap por autobusët nuk u mbushën

15/12/2016
Evakuimi në Aleppo, tragjedi në cdo hap por autobusët nuk u mbushën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ambulanca dhe autobusë të gjelbër të qeverisë filluan evakuimin e të plagosurve dhe civilëve të tjerë nga zonat e fundit të mbajtura nga rebelët në Aleppo të enjten pasi përpjekjet e evakuimit u ndërprenë një ditë më parë.

Vija e gjatë e autobusëve dhe ambulancave u larguan nga Aleppo-ja lindore dhe në territorin e kontrolluar nga qeveria para se të përfundonin në një zonë tjetër të kontrolluar nga rebelët në krahinë.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe Arabe thanë se të shpërngulurit e parë arritën të sigurt në zonë të enjten pasdite.

“Automjetet e Gjysmëhënës së Kuqe që transportojnë të plagosurit kanë mbërritur, dhe të plagosurit do të transferohet në spitalet e afërta për trajtim”, tha Ahmad al-Dbis, i cili udhëheq mjekët dhe vullnetarët e tjerë të përfshirë në evakuim.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 21 autobusë dhe 19 ambulanca ishin të përfshirë në evakuimin.

“Ne pamë gra dhe fëmijë të vegjël në autobusë, dhe disa burra. Autobusët nuk ishin të mbushur. Gjithçka shkoi shumë mirë. Ishte shumë qetë”, tha Elizabeth Hoff, përfaqësuese e OBSH-së në Siri.

I dërguari humanitar i OKB-së për Sirinë Jan Egeland u tha gazetarëve se ai shpresonte për të parë fillimin e një “përpjekje të fundit dhe të suksesshme” në evakuime nga Aleppo-ja lindore, që luftëtarët e opozitës morën në kontroll në vitin 2012.

Ai tha se operacioni përfshin evakuimet e personave të plagosur dhe të sëmurë, civilëve të tjerë të pambrojtur, dhe luftëtarëve rebelë. Shumica e tyre ishin drejtuar për në Idlib, ndërsa të tjerët mund të zgjedhin të shkojnë në Turqi.

Operacioni erdhi pas arritjes së një marrëveshje të mërkurën mbrëma, por nuk ishte e sigurtë në se ajo do të vihej në lëvizje pasi një evakuim i planifikuar të mërkurën herët nuk arriti të materializohet.

Më shumë dhunë u njoftua të enjten herët, me aktivistët dhe zyrtarët lokalë që thanë se forcat pro-qeveritare qëlluan mbi një ambulancë që po largohej nga zona, duke plagosur të paktën tre persona.

Largimi përfundimtar i rebelëve nga Aleppo do të shënojë një fitore të madhe për presidentin sirian Bashar al-Asad. Forcat e tij kanë shtyrë një fushatë ushtarake të mbështetur nga Rusia, të përshpejtuar javët e fundit ndërsa ata kanë marr më shumë territore nga opozita.

Vitet e luftimeve dhe një rrethim e Alepos nga qeveria kanë lënë pjesën më të madhe të qytetit në rrënoja dhe kanë dhënë alarmin nga grupet e komunitetit dhe të ndihmës ndërkombëtare, të shqetësuar për shkak se mijëra njerëz kanë nevojë për ushqim dhe kujdes mjekësor./Voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

13/06/2026
Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

13/06/2026
Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

13/06/2026
VIDEO/Ardit Bido tregon me emra se ku shkuan fondet sekrete greke

Deputeti Ardit Bido publikon përgënjeshtrim ndaj BIRN dhe kërkon sqarime publike

13/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

13/06/2026
Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

13/06/2026
Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

13/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.