Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

U përdhunua nga i dashuri dhe shokët e tij, dëshmia e të miturës: Mos i thoni prindërve

14/12/2016
U përdhunua nga i dashuri dhe shokët e tij, dëshmia e të miturës: Mos i thoni prindërve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zbardhet dëshmia e vajzës 14-vjeçare e cila akuzoi të dashurin e saj dhe dy shokët e tij se e kishin përdhunuar.
Burimet thanë se për Panorama se për shkak të moshës së mitur, vajzës nuk mund t’i merrej deklarim pa prezencën e prindërve dhe të një psikologeje.
Në këtë moment, vajza u është lutur efektivëve që të mos i lajmëronin prindërit pasi ajo ishte larguar fshehurazi nga shtëpia, duke dalë nga dritarja.
Ndërsa më pas ka nisur të tregojë se ishte abuzuar seksualisht nga tre djemtë, me të cilët ajo ka thënë se ishte nisur për të shkuar në një lokal me muzikë.
Burimet thanë se deklarimet e 14-vjeçares A.B. kanë qenë kontradiktore. Fillimisht është shprehur se e kanë përdhunuar të tre djemtë.
Më pas ajo është shprehur se me 17-vjeçarin me iniciale S.D., i cili është i dashuri i saj, ka kryer marrëdhënie me dëshirë, ndërsa dy të tjerët kanë abuzuar seksualisht, pa dëshirën e saj.
Megjithatë, burimet thanë se është bërë arrestimi i të tre djemve, shtetasve Seit D., 19 vjeç, Roxherso H., 19 vjeç dhe S.D., 17 vjeç, me akuzën marrëdhënie seksuale me të mitur. Mjekësia ligjore ka përcaktuar paraprakisht se vajza ka kryer marrëdhënie seksuale, por nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune.
Vajza denoncoi për marrëdhënie seksuale me dhunë të dashurin e saj dhe dy shokët e tij. Abuzimi seksual me të miturën është zbuluar rastësisht nga Policia e Tiranës, kur oficerët e Njësisë “Shqiponja” kanë ndaluar një mjet për verifikim në afërsi të Fushë – Prezës.
Në makinën që po lëvizte nga Vora në drejtim të Rinasit janë verifikuar 4 adoleshentë, ku drejtuesi 17-vjeçar është ndaluar sepse nuk ishte i pajisur me patentë.
Por shoqërimi i tyre për verifikim në Komisariat, pas konstatimit të një vajze të mitur në sediljen e parë të mjetit, ka zbuluar edhe abuzimin që ishte bërë ndaj saj nga 3 djemtë.
Kur janë pyetur paraprakisht në vendin e ndalimit për moshën, vajza, por edhe djemtë që e shoqëronin, kanë ngurruar të tregojnë moshën e saktë të saj, duke dhënë versione të ndryshme.
Për këtë arsye është bërë edhe shoqërimi i tyre. Gjatë deklarimeve që janë marrë në Komisariatin e Vorës, është zbuluar se vajza e mitur kishte kryer marrëdhënie seksuale me të tre djemtë.
Për shkak të moshës së saj, vetëm 14 vjeçe, nuk është e nevojshme të provohet dhuna seksuale, për të kryer arrestimin e të dyshuarve.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

09/08/2026
Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

09/08/2026
Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

09/08/2026
Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

09/08/2026
Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.