E dhimbshme është historia e një gjysheje në Korçë, e cila po lufton me varfërinë për të mbajtur gjallë veten, vajzën e sëmurë mendore dhe mbesën, babai i së cilës nuk dihet.
Quhet Vjollca Koritari dhe jeton me 30 mijë lekë në muaj në një shtëpi që po rrëzohet. Vajza e saj e sëmurë mendore do kujdes të posaçëm, e së fundi solli në jetë një fëmijë, babai i së cilës nuk dihet.
Nëna tregon se vajza e sëmurë 24 vjeç, të cilën nuk e mban dot nën konktroll për shkak se ilaçet e domosdoshme e nuk i përballon dot me asistencën, lindi një fëmijë babai i të cilit nuk dihet.
Ajo kërkoi ndihmën e shtetit që e bija e sëmurë të mbahej në ndonjë qendër kujdesi, por nuk mori asnjë përgjigje.
Sot ndërsa përballon mjerimin dhe sëmundjen mendore, prej 16 ditësh bën betejën që një jetimore të pranojë fëmijën e porsalindur.
Në rrëfimin e saj, gjatë takimit me koordinatorin e aksionit qytetar në PD, Ervin Salianji ajo tregon se si ka trokitur në çdo derë në atë të ministrisë, të bashkisë, të spitaleve, i është drejtuar mediave dhe thekson dhimbshëm se fëmija i porsalindur është normal dhe duket normal e duhet shpëtuar.
Për 16 ditë me rradhë i porsalinduri lihet në të ftohtë, pa ushqim në një shtëpi ku smund të banohet dhe pa energji.
Deri sot gjithshka që ka marrë kjo nënë e gjyshe në mjerim, është kërcënimi dhe hakërrimi pse ajo po e bën faktin publik në media- tha Salianji.





