Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Gazmend Çollaku u vra nga ish-polici dhe Denis Shtraza”

14/12/2016
“Gazmend Çollaku u vra nga ish-polici dhe Denis Shtraza”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi në gjykim dy persona të dyshuar se kanë rrëmbyer e torturuar fizikisht, duke i shkaktuar vdekjen Gazmend Çollakut, trupi i të cilit u gjet i pajetë më datë 7 janar në një fshat të Krujës.

Krimet e Rënda akuzojnë ish-oficerin e policisë Ervin Dalipaj dhe shtetasin Denis Shtraza për “rrëmbim dhe mbajtje peng të personit”, “tortura fizike me pasojë vdekjen”, “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “mbajtje pa të drejtë të uniformës”, raportoi top channel.

Ndërkohë, burimet shtojnë se është veçuar dosja për persona të tjerë që dyshohen si bashkëpunëtorë dhe për të cilët hetuesit e shikojnë të domosdoshme mbledhjen e provave për të vërtetuar përfshirjen në këtë krim.

Ervin Dalipaj, ish-shefi i Policisë në kërkim

Bëhet e ditur se hetuesit dyshojnë se vrasja e Çollakut ka lidhje me motive hakmarrjeje për shkak të një atentati të mëparshëm të organizuar ndaj Denis Shtrazës, ndërkohë që janë radhitur edhe ngjarje të tjera të ndodhura në Durrës.

Sipas prokurorisë, Çollaku u rrëmbye më datë 6 janar nga katër persona të maskuar si oficerë policie dhe një ditë më pas trupi i tij u gjet i lidhur këmbë e duar dhe me plumb në kokë në fshatin Murqin të Krujës.
Denis Shtraza dje në gjyq

Sipas prokurorisë, akt-ekspertimet laboratorike tregojnë se disa njolla gjaku të gjetura në automjetin e ish-oficerit të policisë Ervin Dalipaj janë të njëjta me gjurmët e gjakut të konstatuara në fashetat me të cilat ishte lidhur viktima.

Dalipaj aktualisht është në kërkim, në kuadër të një mase të shpallur nga Krimet e Rënda, ndërsa Denis Shtraza mbahet në paraburgim me masën e arrestit me burg./ Top Channel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

09/08/2026
Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

09/08/2026
Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

Gjendje dramatike në Krujë. Arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies

09/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

Rama për zjarrin në Krujë: “Ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar”

09/08/2026
Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

Banori Krujës: Edi Rama të shkarkohet që tani. Situata shumë e keqe, shteti nuk ka marrë masa”

09/08/2026
Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

Arrestohet autori i vrasjes, Kristjan Sterjo kapet pranë banesës

09/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.