Seksioni për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë arrestuar dje në flagrancë Mariglen Abedini, 32 vjeç, dhe Françesko Qafoku, 33 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Këta persona janë konstatuar në rrugën “Sulejman Delvina”, pranë Inxhinierisë së ndërtimit, duke lëvizur me automjetin tip “Renault”, ku gjatë kontrollit fizik u është gjetur lëndë e dyshuar narkotike. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Mariglen Abedini, janë gjetur lëndë të dyshuara narkotike.
Materialet proceduriale i’u kaluan prokurorisë pranë gjykatës s ë shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.
Të arrestuarit
1. Mariglen Abedini, 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.
2. Françesko Qafoku, 33 vjeç, banues në Tiranë.
Sekuestruar në cilësinë e provës materiale
– 13 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë,
– 12 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva,
– 0,6 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë,
– 13 kokrra Metadon,
– Automjeti tip “Renault”
– 5 aparate celular të markave të ndryshme.





