Gjykata e Lartë e rikthen për gjykim në Gjykatën e Apelit çështjen e pronësisë të ish-hotel Vollgës .
Ankimimi në këtë Gjykatë është bërë nga kompania “Saudi Brothers”, e cila ka paditur Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive në Durrës, e cila e kishte regjistruar pronën në emër të Zamir Hasës.
Pavarësisht këtij ankimi, me një vendim të sajin, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka dhënë një vendim që njeh si pronarë kompaninë arabe.
Për më tepër, dy e tretat e pronës janë shitur te Fejzi dhe Majlinda Kodra, ndërsa pjesa tjetër i është falur Emiljano Shullazit, për mirënjohje.
Deri në sqarimin e pronësisë së hotelit, Gjykata e Durrësit, me kërkesë të Prokurorisë së Rrethit, vendosi ta sekuestrojë atë.





