I gjithë Ballkani, përfshirë edhe Shqipëria është mbërthyer nga i ftohti arktik i cili ia ka dalë të ulë temperaturat gjatë gjithë natës nën zero.
I ftohti do të vazhdojë deri në fundjavë ndërsa temperaturat do të ulen deri në 9 nën zero në vendet malore.
Temperatura nen zero do të prekin edhe Tiranën dhe zonat e ulëta kështu që shoferët duhet të kenë kujdes me ujin antifrizë në makina.
Kush udhëton në autostradën e Kukësit duhet të ketë kujdes me mjegullën dhe akullin pasi rruga nuk mirëmbahet dhe shpesh gjatësia e shikimit nuk i kalon 50 metra në mesin e ditës.





